Një infermiere në New York të SHBA-së u pushua nga puna nga drejtuesit e spitalit pas ajo i cilësoi si “gjenocid” sulmet e Izraelit në Gaza gjatë një fjalimi që ajo mbajti teksa merrte një çmim, transmeton Anadolu.
Infermierja e gjinekologjisë me origjinë palestineze, Hesen Jabr, u vlerësua e denjë për një çmim nga Qendra Mjekësore NYU Langone në New York.
Në fjalimin e saj në ceremoninë e ndarjes së çmimit, Jbar tha: “Më dhemb kur shoh se gratë e vendit tim pësojnë humbje të paimagjinueshme në gjenocidin në Gaza”.
Infermierja më pas nga llogaria e saj në rrjetet sociale njoftoi se pas fjalimit ajo u thirr nga administrata e spitalit dhe u pushua nga puna.
Administrata e spitalit, e cila konfirmoi pushimin nga puna të infermieres, theksoi se ajo “ishte paralajmëruar më parë që mendimet e saj përçarëse dhe akuzuese të mos i transferonte në vendin e punës”.