RTV AHIRETI
Lajme

SHBA: Rusia ka tërhequr disa njësi këmbësorie nga Ukraina lindore pas inkursionit ukrainas në Kursk

shba:-rusia-ka-terhequr-disa-njesi-kembesorie-nga-ukraina-lindore-pas-inkursionit-ukrainas-ne-kursk

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby, tha të enjten se Rusia kishte tërhequr një pjesë të trupave, duke përfshirë njësi të këmbësorisë, nga Ukraina dhe po i zhvendoste ato në Kursk.

Por, Shtetet e Bashkuara nuk e dinin saktësisht se sa ushtarë rusë kanë lëvizur nga Ukraina lindore.

Megjithatë, një zyrtar amerikan, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se nuk duket se Rusia ka lëvizur një numër të mjaftueshëm batalionesh të blinduara ose lloje të tjera të fuqisë luftarake nga vija e frontit në Ukrainë në drejtim të Kurskit dhe se Moskës do t’i duhet të zhvendosë më shumë trupa për të zmbrapsur forcat e Kievit atje, shkruan VOA.

Më parë të enjten, Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se trupat e vendit të tij kishin marrë kontrollin e plotë të Sudzhës, qyteti më i madh rus që bie në duart e forcave të Ukrainës që nga fillimi i inkursionit të tyre ndërkufitar më shumë se një jave më parë.

The post SHBA: Rusia ka tërhequr disa njësi këmbësorie nga Ukraina lindore pas inkursionit ukrainas në Kursk first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

BE-ja rriti buxhetin e ndihmës ushtarake për 3,5 miliardë euro

rezart morina

FOTO/ Ky është personi që dyshohet se qëlloi mbi ish-Presidentin Donald Trump! Reagon edhe FBI

admin

Amnesty International: E drejta për të protestuar në Evropë është në rrezik

admin6