RTV AHIRETI
Lajme

SHBA, shpallet gjendje e jashtëzakonshme për të pastrehët në Los Angeles

shba,-shpallet-gjendje-e-jashtezakonshme-per-te-pastrehet-ne-los-angeles

Kryebashkiakja e sapo inauguruar e Los Angelesit, Karen Bass të hënën shpalli zyrtarisht gjendjen e jashtëzakonshme për të pastrehët si veprimin e saj të parë në zyrë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Karen Bass, gruaja e parë e zgjedhur në krye të qytetit të dytë më të madh të SHBA-së, u betua në detyrë të dielën.

Në ditën e saj të parë në zyrë, ajo shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për të pastrehët.

“Nuk do të pranoj një krizë të pastrehë që prek më shumë se 40 mijë banorë të Los Angelesit dhe prek secilin prej nesh. Kjo është krizë humanitare që merr jetën e 5 njerëzve çdo ditë”, citoi CBS Los Angeles të ketë thënë Bass gjatë një konference për media ku ajo shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

Bass synon të nënshkruajë disa urdhra ekzekutivë për të luftuar fenomenin e të pastrehëve në ditët në vijim.

Deklarata zhbllokon burimet shtetërore dhe federale dhe shkurton proceset burokratike, gjë që do të përshpejtoj punët, si heqja e kampeve të tëra nga rrugët si dhe vendosja e këtyre komuniteteve në hotele me qira menjëherë, sipas CBS Los Angeles.

Related posts

Erdoğan dënon sulmet terroriste në rajonin e Dagestanit të Rusisë

admin

Vazhdon lyerja e Urës së Ibrit, në praninë e KFOR-it

RTI

Në Spitalin e Pejës, pacientes i largohet tumori 10 kilogramësh

admin