Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka deklaruar se sulmet e “kolonëve ekstremistë” kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar “duhet të ndalen”, transmeton Anadolu.
“Sulmet e kolonëve izraelitë kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor duhet të ndalen dhe ata që kryejnë dhunë duhet të japin llogari”, tha Austin në një konferencë të përbashkët për media në Tel Aviv me homologun e tij izraelit, Yoav Gallant.
Austin ndodhet në një turne në Lindjen e Mesme, respektivisht në Bahrein, Katar dhe Izrael. Ai dhe Gallant diskutuan luftën e vazhdueshme në Gaza, mbrojtjen e civilëve dhe sulmet e fundit ndaj anijeve në Detin e Kuq nga rebelët jemenas Houthi.
“Diskutova gjithashtu nevojën për të ndërmarrë veprime urgjente për të stabilizuar Bregun Perëndimor”, tha shefi i mbrojtjes amerikane.
Duke përsëritur se mbështetja e SHBA-së për sigurinë izraelite është e “palëkundur”, Austin tha se Washingtoni do të vazhdojë të bëjë presion “pamëshirshëm” për kthimin e sigurt të pengjeve në Rripin e Gazës.
Austin theksoi se mbrojtja e civilëve palestinezë në Gaza, të goditur me javë të tëra nga sulmet izraelite, është edhe “një detyrë morale dhe një imperativ strategjik”, si dhe u zotua se do të “vazhdojë të nxisë mbrojtjen e civilëve gjatë konfliktit dhe të rrisë rrjedhën e ndihmave humanitare në Gaza”.
Sulmet ajrore dhe tokësore të Izraelit në Rripin e Gazës që nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasi ka vrarë më shumë se 19.450 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë.
Lufta e ka shndërruar Gazën në gërmadha me gjysmën e banesave të territorit bregdetare të dëmtuara ose shkatërruara dhe me gati 2 milionë banorët e saj të zhvendosur brenda enklavës me një popullsi të dendur mes mungesës së ushqimit dhe ujit të pastër.
Honored to meet with @IsraeliPM today. My fourth trip to Israel as Secretary of Defense and my second since the October 7 attacks underscores an important message: the United States’ commitment to Israel’s security is unshakable. pic.twitter.com/AvgxD7AYf8
— Secretary of Defense Lloyd J. Austin III (@SecDef) December 18, 2023