RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA “thellësisht e shqetësuar” për “vd’ekjen tragjike” të shtetases turko-amerikane Ayşenur Ezgi Eygi

shba-“thellesisht-e-shqetesuar”-per-“vd’ekjen-tragjike”-te-shtetases-turko-amerikane-aysenur-ezgi-eygi

Shtëpia e Bardhë tha se është “thellësisht e shqetësuar” nga vrasja fatale e aktivistes paqesore turko-amerikane Ayşenur Ezgi Eygi, 26 vjeç, në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke i kërkuar zyrtarisht Izraelit të hetojë rastin, raporton Anadolu.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga vdekja tragjike e një shtetase amerikane, Ayşenur Ezgi, sot në Bregun Perëndimor dhe zemrat tona janë me familjen dhe të dashurit e saj”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Sean Savett në një deklaratë për Anadolu, duke shtuar:

“Ne kemi kontaktuar me Qeverinë e Izraelit për të kërkuar më shumë informacion dhe për të kërkuar një hetim mbi incidentin”.

Edhe zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, në një deklaratë të dërguar me email për Anadolu tha se janë të vetëdijshëm për “vdekjen tragjike”, duke ofruar ngushëllimet “më të thella për familjen dhe të dashurit e saj”.

“Ne po mbledhim urgjentisht më shumë informacion rreth rrethanave të vdekjes së saj dhe do të kemi më shumë për të thënë pasi të mësojmë më shumë. Ne nuk kemi prioritet më të lartë se siguria e qytetarëve amerikanë”, shtoi ai.

Më herët gjatë ditës, Fouad Nafaa, drejtor i Spitalit Rafidia, tha për Anadolu se Ayşenur Ezgi Eygi, që kishte një shtetësi të dyfishtë të Türkiyes dhe SHBA-së, mbërriti në spital me një plagë me armë zjarri në kokë.

Sipas drejtorit Nafaa, Eygi, e cila lindi në qytetin turk të Antalya në vitin 1998, iu nënshtrua plagëve të marra pavarësisht përpjekjeve të ekipeve mjekësore.

Dëshmitarët okularë raportuan se ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj një grupi palestinezësh që merrnin pjesë në një demonstratë që dënonte vendbanimet ilegale në malin Sbeih në Beita, në jug të Nablusit.

Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve Wafa konfirmoi se viktima ishte një shtetase amerikane dhe një vullnetare e fushatës “Fazaa”, një iniciativë që synon mbështetjen dhe mbrojtjen e fermerëve palestinezë nga shkeljet e vazhdueshme nga kolonët dhe ushtria ilegale izraelite.

Banorët në Beita mbajnë protesta javore pas namazit të xhumasë për të kundërshtuar vendbanimin ilegal izraelit Avitar, i cili është krijuar në majën e malit Sbeih. Komuniteti kërkon heqjen e vendbanimit të paligjshëm, të cilin ata e shohin si shkelje të të drejtave të tyre mbi tokën.

Tensionet janë përshkallëzuar në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar teksa Izraeli vazhdon sulmin e tij në Rripin e Gazës, ku ka vrarë rreth 40.900 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, që nga 7 tetori i vitit të kaluar.

Përpos kësaj, që atëherë të paktën 691 njerëz janë vrarë dhe mbi 5.700 janë plagosur nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Related posts

KMDLNJ për konvertimet e organizuara nga “Lëvizja e Deçanit”: Në kundërshtim me ligjin, të hetohen nga Prokuroria

rezart morina

Një trup i pajetë gjendet brenda një mjeti në një fshat të Fushë Kosovës, dyshohet se është shqiptar

admin

Presidentja Osmani priti në takim përfaqësues të familjarëve të të zhdukurve me dhunë

RTI