Protestat në mbështetje të Gazës, të cilat filluan më shumë se dhjetë ditë më parë në Universitetin Columbia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe u përhapën në shumë universitete në mbarë botën, janë duke vazhduar vazhdojnë, ndërsa studentët kanë ngritur kampe të shumta duke kërkuar fundin e sulmeve izraelite në enklavën palestineze, raporton Anadolu.
Studentët nga Instituti Teknologjik i Modës (FIT) ngritën kamp në muzeun në Qendrën Goodman të FIT-it në New York.
Protestat po vazhdojnë nga studentët e Universitetit të New Yorkut, ndërsa studentët nga Universiteti Stanford në Kaliforni ngritën kampin në White Plaza Park.
Studentë nga Universiteti i Floridës Qendrore në kampusin e Orlandos po ashtu iu bashkuan protestave kundër sulmeve izraelite në Gaza.
Izraeli ka zhvilluar një ofensivë brutale në Rripin e Gazës që nga një sulm ndërkufitar nga grupi palestinez, Hamas, më 7 tetor, në të cilin Tel Avivi thotë se janë vrarë rreth 1.200 njerëz.
Më shumë se 34.300 palestinezë janë vrarë që atëherë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe rreth 77.400 janë plagosur, krahas shkatërrimit në masë dhe mungesës së madhe të nevojave.
Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Një vendim i përkohshëm në janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.