Koordinatorja e Departamentit Amerikan të Shtetit për Programet Mbështetëse për Evropën, Euroazinë dhe Azinë Qendrore, Maria Longi, tha se mendojnë të sigurojnë mbështetje për energji bërthamore ndaj disa vendeve, përfshirë edhe Armeninë, transmeton Anadolu.
Long foli në takimin e Nënkomitetit të Buxhetit Evropian për Operacionet Shtetërore dhe të Jashtme për vitin Fiskal 2024, të mbajtur në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së.
“Po hulumtojmë fizibilitetin e instalimit të reaktorëve të vegjël bërthamorë modularë të ndërtuar me teknologjinë amerikane që mund të ndihmojë në reduktimin e varfërisë energjetike nga një numër vendesh, duke përfshirë Armeninë, Rusinë dhe Republikën Popullore të Kinës”, u shpreh Longi.
Një pjesë të madhe të energjisë së saj, Armenia e siguron me importet nga Rusia.
Ndërsa nga centrali me energji bërthamore Metsamor në afërsi të kufirit të Türkiye-s, ajo siguron rreth 40 për qind të energjisë elektrike të vendit.