RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefat e mbrojtjes së SHBA-së dhe Iz’raelit diskutojnë për zhvillimet rajonale të sigurisë

shefat-e-mbrojtjes-se-shba-se-dhe-iz’raelit-diskutojne-per-zhvillimet-rajonale-te-sigurise

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin dhe ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant zhvilluan një bisedë telefonike ku diskutuan për zhvillimet e sigurisë rajonale, transmeton Anadolu.

Austin përsëriti “mbështetjen e palëkundur të SHBA-së për Izraelin përballë kërcënimeve nga Irani, Hezbollahu libanez dhe partnerët e tjerë rajonalë të Iranit”, tha në një deklaratë sekretari për media i Pentagonit, gjeneralmajor Pat Ryder.

Telefonata erdhi një ditë pasi të paktën 12 persona u vranë dhe mijëra të tjerë u plagosën në të gjithë Libanin kur shpërthyen pajisjet “pager” të përdorura nga grupi Hezbollah. Një seri e re e shpërthimeve të pajisjeve dje vrau të paktën 20 persona dhe plagosi më shumë se 450 të tjerë.

“Sekretari theksoi përkushtimin e SHBA-së për të frenuar kundërshtarët rajonalë dhe përpjekjet për të ulur tensionet në të gjithë rajonin”, tha Ryder.

Ai tha se sekretari amerikan Austin ripohoi prioritetin e arritjes së një marrëveshjeje të armëpushimit në Gaza që do të sjellë në shtëpi pengjet e mbajtura nga grupi palestinez Hamas si dhe do të mundësojë zgjidhje të qëndrueshme diplomatike të konfliktit në kufirin Izrael-Liban që do të lejojë civilët nga të dyja palët të kthehen në shtëpitë e tyre.

Izraeli mbetet në gatishmëri të lartë në pritje të një përgjigjeje nga Hezbollahu.

Shpërthimi masiv i pajisjeve “pager” ndodh në kohën kur midis Hezbollahut dhe Izraelit ndodhin shkëmbime të sulmeve ndërkufitare në sfondin e një ofensive brutale izraelite në Rripin e Gazës, ku ka vrarë më shumë se 41.270 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, pas një sulmi të Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar.

Related posts

Bankat amerikane bëhen bashkë për të shpëtuar nga falimenti, Evropa rrit interesat

admin

Kosova në fushatë për të mbrojtur njohjet

admin

Së shpejti do të paguheni për shishet e plastikes, qelqit dhe kanaçet

admin6