RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Shefi i CIA-s pritet në takim nga Kurti

shefi-i-cia-s-pritet-ne-takim-nga-kurti

Udhëheqësi i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane, CIA, William Burns, është duke qëndruar në Kosovë.

Ai të premten në mëngjes është pritur në takim nga kryeministri, Albin Kurti.

Në vizitën e paparalajmëruar, ai ka qëndruar të enjten pasdite në Presidencën e Kosovës.

Vizita e tij ndodh pasi zyrtari i lartë i inteligjencës qëndroi edhe në shtetet tjera të rajonit.

Në takim me presidenten ka marrë pjesë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, dhe drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti.

Vizita është zhvilluar me masa të rrepta të sigurisë, ku policia i ka detyruar gazetarët të mbanin distancë të madhe me pjesën ku lëvizte Burns, që është edhe pjesëtar i kabinetit të presidentit Joe Biden.

Deri tash askush nga palët nuk është deklaruar për media rreth vizitës së tij.

Related posts

Kryeministri japonez shkarkon të birin nga detyra si sekretar politik

rezart morina

Ushtria izraelite evakuon me forcën e armës palestinezët e strehuar në spitalin “Nasser”

rezart morina

Kinë, në një javë shënohen mbi 12 mijë vdekje nga COVID-19

admin