Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se do të presë udhëheqësin e byrosë politike të Hamasit, Ismail Haniyeh në Turqi këtë fundjavë.
“Udhëheqësi i çështjes palestineze do të jetë mysafiri im këtë fundjavë”, u tha ligjvënësve Erdogan, një kritik i hapur i Izraelit.
Ndërsa Erdogan nuk tha se ku do të takohej me Haniyeh, një zyrtar turk tha se ata do të zhvillojnë bisedime të shtunën në Pallatin Dolmabahçe në Stamboll.
“Edhe sikur të mbetem vetëm unë, Tajip Erdogan, do të vazhdoj për aq kohë sa Zoti të më japë jetën, të mbroj luftën palestineze dhe të jem zëri i popullit të shtypur palestinez”, tha presidenti, duke e quajtur Hamasin një “grup rezistence. “