RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i mbrojtjes iz’raelite kërkon nga Kabineti i Sigurisë rishqyrtimin e pranisë ush’tarake në Korridorin e Filadelfit

shefi-i-mbrojtjes-iz’raelite-kerkon-nga-kabineti-i-sigurise-rishqyrtimin-e-pranise-ush’tarake-ne-korridorin-e-filadelfit

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, ka bërë thirrje për mbledhje të menjëhershme të Kabinetit të Sigurisë për të anuluar vendimin e tij për t’i mbajtur forcat në Korridorin e Filadelfit, i vendosur në kufirin midis Rripit të Gazës dhe Egjiptit, transmeton Anadolu.

Në llogarinë e tij në X, Gallant tha se “Kabineti i Sigurisë duhet të mblidhet menjëherë dhe të ndryshojë vendimin e marrë të enjten”.

“Është tepër vonë për pengjet që u vranë me gjakftohtësi, por ne duhet t’i kthejmë ata që ende mbahen në Gaza”, tha Gallant.

Në përgjigje të ministrit Gallant, ministri i Financave, Bezalel Smotrich, tha se “kabineti nuk do të lejojë një marrëveshje dorëzimi që do të komprometonte​​​​​​​ sigurinë e Izraelit”.

“Kabineti do të udhëzojë ushtrinë që të imponojë kosto të rënda ndaj Hamasit dhe të intensifikojë luftën derisa të kthehen pengjet”, shkroi Smotrich në platformën sociale X.

Të enjten, Kabineti i Sigurisë miratoi praninë e vazhdueshme të ushtrisë në Korridorin e Filadelfit si pjesë e ndonjë marrëveshjeje të propozuar për shkëmbimin e pengjeve dhe armëpushimin.

Me këtë vendim, kabineti miratoi zyrtarisht qëndrimin e kryeministrit Benjamin Netanyahu në lidhje me Korridorin e Filadelfit.

Të premten, transmetuesi shtetëror KAN raportoi se “tetë ministra e mbështetën vendimin, Gallant e kundërshtoi atë dhe ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, abstenoi nga votimi”.

Për muaj të tërë, SHBA-ja, Katari dhe Egjipti janë përpjekur të ndërmjetësojnë një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit për të siguruar shkëmbimin e të burgosurve, arritjen e armëpushimit dhe lejimin e hyrjes së ndihmave humanitare në Gaza. Megjithatë, përpjekjet e ndërmjetësimit kanë ngecur për shkak të refuzimit të kryeministrit izraelit për të përmbushur kërkesat e Hamasit për të ndaluar luftën.

Izraeli vazhdon ofensivën brutale në Rripin e Gazës pas një sulmi nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor të vitit të kaluar, pavarësisht nga rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

Një bllokadë e vazhdueshme e Gazës ka çuar në mungesa të mëdha të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, duke lënë pjesën më të madhe të territorit palestinez në gërmadha.

Sulmi ka rezultuar në të paktën 40.738 vdekje palestineze, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe në mbi 94.154 të plagosur. Një bllokadë e vazhdueshme e Gazës ka çuar në mungesa të mëdha të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, duke e lënë pjesën më të madhe të rajonit në gërmadha.

Izraeli përballet me akuza për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila ka urdhëruar ndalimin e operacioneve ushtarake në qytetin jugor Rafah, ku mbi 1 milion palestinezë kanë kërkuar strehim përpara se zona të pushtohej më 6 maj.

Related posts

Pamje nga droni, Bakhmuti ukrainas tërësisht i pabanueshëm – VIDEO

admin

Kurti: Do të shkoj në Bruksel të shoh se në çfarë gjendje ndodhemi, si mund të ecim përpara

rezart morina

Në Greqi mbërrijnë avionët e dërguar nga Turqi për lu’ftën kundër zj’arreve

RTI