RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i Mossadit në Doha për të diskutuar zgjatjen e pauzës humanitare në Gaza

shefi-i-mossadit-ne-doha-per-te-diskutuar-zgjatjen-e-pauzes-humanitare-ne-gaza

David Barnea, shefi i shërbimit të inteligjencës izraelite Mossad, udhëtoi për në Doha ku do të diskutojë për zgjatjen e pauzës humanitare në Rripin e Gazës dhe rifillimin e shkëmbit të të burgosurve, transmeton Anadolu.

Sipas “Times of Israel”, Barnea do të zhvillojë takime me zyrtarë të Katarit dhe drejtorin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA), Bill Burns.

Javën e kaluar, u raportua se zyrtarë të Katarit qëndruan në Izrael për t’u takuar me kreun e Mossad-it dhe zyrtarë të tjerë.

Marrëveshja për pauzën humanitare katër-ditore mes Izraelit dhe Hamasit hyri në fuqi të premten, më 24 nëntor.

Në kuadër të marrëveshjes, 51 të burgosur izraelitë, një mashkull dhe të tjerat gra dhe fëmijë, janë liruar deri më tani nga Rripi i Gazës në këmbim të 150 grave dhe fëmijëve palestinezë që janë liruar nga burgjet izraelite.

Katari njoftoi mbrëmë se pauza humanitare është zgjatur edhe për dy ditë të tjera si rezultat i ndërmjetësimit mes Hamasit dhe Izraelit.

Related posts

Izrael, vazhdojnë protestat kundër ndryshimeve në sistemin e drejtësisë

admin

Zjarrfikësit paralajmërojnë protestë nëse nuk u paguhen shtesat e rrezikshmërisë

admin

Rreth 40 qytetarë të shtrirë në spitale pas dyshimit se u helmuan nga ushqimi, AUV mbyll lokalin në Malishevë

admin6