Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, deklaroi se situata në Liban mbart rrezikun e përhapjes shumë shpejt dhe se duhet bërë të gjitha përpjekjet për ta parandaluar atë, raporton Anadolu.
Guterres iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në New York përpara “Samitit të së Ardhmes” dhe javës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Duke theksuar seriozitetin e shpërthimit të pajisjeve “pager” në Liban, Guterres tha se mënyra se si ndodhi incidenti është veçanërisht shqetësuese.
Guterres deklaroi se pas incidentit, ekziston rreziku që situata të përhapet shumë shpejt.
“Duhet bërë të gjitha përpjekjet për ta parandaluar këtë”, tha shefi i OKB-së.