RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i OKB-së i quan veprimet e ushtrisë izraelite në Rafah gabim strategjik dhe makth humanitar

shefi-i-okb-se-i-quan-veprimet-e-ushtrise-izraelite-ne-rafah-gabim-strategjik-dhe-makth-humanitar

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka shprehur shqetësim të thellë për aktivitetet ushtarake të përshkallëzuara të Izraelit në Rafah të Rripit të Gazës, duke i quajtur “gabim strategjik, fatkeqësi politike dhe makth humanitar”, transmeton Anadolu.

Guterres në një konferencë për media tha se është i shqetësuar nga “aktiviteti i rinovuar në Rafah” nga ushtria izraelite.

Duke theksuar rëndësinë kritike të rihapjes së kalimeve Rafah dhe Karem Shalom, të cilat janë linja jetësore për ndihmën humanitare në Gaza, Guterres kërkoi që ato të “rihapen menjëherë”.

“Rafah është epiqendra e operacioneve humanitare në Gaza”, tha ai, duke paralajmëruar se çdo sulm në Rafah do të përkeqësonte situatën tashmë të rëndë humanitare duke çuar potencialisht në uri dhe vuajtje të përhapura.

Duke theksuar pasojat katastrofike të një sulmi të tillë, shefi i OKB-së tha se “një sulm në Rafah do të ishte gabim strategjik, fatkeqësi politike dhe makth humanitar”.

Më tej, ai u bëri thirrje “të gjithë atyre që kanë ndikim mbi Izraelin që të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të ndihmuar në shmangien e më shumë tragjedive”.

Sot herët, ushtria izraelite tha se forcat e saj kanë marrë kontrollin e anës palestineze të pikës kufitare Rafah nga jugu i Gazës në Egjipt.

Inkursioni vjen pasi Izraeli tha se do të vazhdojë operacionet ushtarake në Rafah edhe pasi Hamasi njoftoi se ka pranuar një propozim për armëpushim në Gaza të paraqitur nga ndërmjetësit e Katarit dhe Egjiptit.

Related posts

Bashkëpunimi mes dy vendeve, Putin takohet me liderin e Emirateve të Bashkuara Arabe

admin

Hagë, Haxhi Shala del sot para Dhomave të Specializuara

admin

Kurti udhëton drejt Sllovenisë, merr pjesë në Forumin e Bledit së bashku me Ramën dhe liderët e tjerë të rajonit

admin