Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres sot ka vizituar provincat pakistaneze Sindh dhe Baluchistan, të cilat janë goditur nga përmbytjet, raporton Anadolu Agency (AA).
Guterres ndodhet në një vizitë dy-ditore në Pakistan, i cili është goditur nga shirat mosun dhe përmbytjet. Deri më tani, të paktën 1.396 persona kanë humbur jetën, 12.728 janë plagosur dhe miliona kanë mbetur të pastrehë. Është shkatërruar ndjeshëm edhe infrastruktura rrugore.
Guterres vizitoi qarkun Sukkur në jug të provincës Sindh dhe Osta Mohammad në Baluchistan.
“Pakistani sot ka nevojë për mbështetje të konsiderueshme financiare për të kapërcyer këtë krizë”, tha kreu i OKB-së dhe shtoi se nuk bëhet fjalë për bujari por për drejtësi.
Pakistan and other developing countries are paying a horrific price for the intransigence of big emitters that continue to bet on fossil fuels.
From Islamabad, I am issuing a global appeal:
Stop the madness.
Invest in renewable energy now.
End the war with nature. pic.twitter.com/P0jtVikv1r
— António Guterres (@antonioguterres) September 10, 2022