Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut i ka kërkuar Izraelit të respektojë vendimin e përkohshëm të marrë nga ICJ.
“Volker Turk i bën thirrje Izraelit të zbatojë plotësisht urdhrat e GJND-së në lidhje me Konventën e Gjenocidit,” tha zyra në X. “Ne u bëjmë thirrje përsëri të gjitha palëve të respektojnë detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar.”