RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefja e Shërbimit Sekret jep dorëheqje për dështimet e sigurisë në atentatin e Trump-it

shefja-e-sherbimit-sekret-jep-doreheqje-per-deshtimet-e-sigurise-ne-atentatin-e-trump-it

Drejtoresha e Shërbimit Sekret të SHBA-së, Kimberly Cheatle, ka dhënë dorëheqje pas presionit nga ligjvënësit për dështimet e sigurisë gjatë atentatit të ish-presidentit Donald Trump, transmeton Anadolu.

Duke cituar burime, CNN tha se Cheatle dha dorëheqjen e saj mes shqyrtimit të gabimeve të sigurisë në lidhje me atentatin e 13 korrikut.

Cheatle u kritikua nga ligjvënësit në Dhomën e Përfaqësuesve dje gjatë një seance dëgjimore dhe u përball me kërkesa nga disa anëtarë për të dhënë dorëheqje.

Gjatë seancës, Cheatle atentatin e quajti “dështim më kuptimplotë operacional” i Shërbimit Sekret.

Ajo tha se misioni i agjencisë është të mbrojë liderët amerikanë, duke shtuar se, “Më 13, dështuam. Si drejtore e Shërbimit Sekret të SHBA-së, unë marr përgjegjësinë e plotë për çdo mungesë sigurie të agjencisë sonë”.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, tha se Cheatle “rrezikoi jetën e saj për të mbrojtur kombin tonë gjatë gjithë karrierës së saj në Shërbimin Sekret të SHBA-së”.

“Si lider, duhet nder, guxim dhe integritet i jashtëzakonshëm për të marrë përgjegjësinë e plotë për një organizatë të ngarkuar me një nga punët më sfiduese në shërbimin publik”, tha Biden në një deklaratë.

Ai theksoi se një rishikim i pavarur për të arritur në fund të asaj që ndodhi më 13 korrik vazhdon, duke shtuar se “mezi pres të vlerësoj përfundimet e tij”.

“Të gjithë e dimë se çfarë ndodhi atë ditë nuk mund të ndodh më kurrë. Derisa ne ecim përpara, i uroj Kim-it gjithë të mirat dhe do të planifikoj të emëroj një drejtor të ri së shpejti”, tha presidenti amerikan.

Related posts

Hajdari zgjedh të mbrohet në heshtje për rezervat shtetërore

admin

“Hetimet do të tregojnë se kush është shteti që ka qëndruar mbrapa”- Sulmi në Moskë, Deliu: Pse autorët nuk u vranë siç ka ndodhur gjithmonë

admin

Vendet e BE-së kërkojnë respektimin e ligjit ndërkombëtar pas veprimit ushtarak të SHBA-së në Venezuelë

RTI