Pas vizitës që të enjten e zhvilloi në Beograd, të premten në Kosovë për vizitë do të qëndrojë administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, Samantha Power.
Ajo do të pritet nga kryeministri Albin Kurti. Shefen e USAID-it, Kurti do ta presë bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Së bashku, siç njofton ekzekutivi do të shpallin ankandin e parë për parkun me energji solare me kapacitet prej 100 MW.
Gjatë qëndrimit në Beograd, Power tha se normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë kërkon guxim politik dhe se kjo do të sillte përfitime ekonomike.
Ajo paralajmëroi mbështetje të fortë nga SHBA-ja për hapat e ardhshëm të dialogut në javët në vijim.