RTV AHIRETI
Shëndetësi

Shenja të fëmijës që ngatërrohen me autizmin

shenja-te-femijes-qe-ngaterrohen-me-autizmin

Prindërit që kërkojnë shenja të hershme të autizmit dhe vonesat në zhvillim duhet të kuptojnë se ankthi i tyre është normal dhe deri diku i pranueshëm. Në të vërtetë, nëse prindërit nuk do të shqetësoheshin, ata nuk do të arrinin t’i kapnin këto simptoma, duke ulur mundësinë për të filluar një trajtim të hershëm të problemit. Megjithatë, ka shumë raste që prindërit fiksohen më tepër se ç’duhet dhe të ngatërrojnë shumë simpomta të ngjashme me ato të autizmit.

Disa probleme të shikimit mund të imitojnë simptomat e autizmit

Simptomat më të zakonshme të autizmit lidhen me sjelljet shoqërore dhe aftësitë ndërvepruese të fëmijës. Por, mund të ndodhë që fëmija të mos ju ndjekë me sy, jo për shkak të autizmit, por për shkak se ka probleme me shikimin.

Problemet e dëgjimit mund të ngjajnë me shenjat e autizmit

Shpesh fëmijët kanë vonesa në të folur. Kjo nuk ndodh për shkak të autizmit, por mund të jetë shenjë se fëmija nuk dëgjon mirë.

Çrregullime ndijore

Shpesh fëmijët me autizëm mund të jenë shumë të ndjeshëm ndaj zërit dhe kontaktit, por kjo ndjeshmëri nuk do të thotë domosdoshmërisht se fëmija është i prekur nga autizmi.

Paaftësitë e përgjithshme intelektuale

Shumë paaftësi të fëmijës lidhen me autizmin, në të vërtetë mund të jenë një zhvillim më i ngadalshëm intelektual.

Çrregullimet psikologjike ngatërrohen me autizmin

Shpesh fëmijët mund të kenë vështirësi në krijimin e marrëdhënieve, mund të mos shoqërohen me të tjerë, por këto mund të kenë të bëjnë me çrregullime psikologjike, me çrregullime të ankthit etj, jo domosdoshmërisht me autizmin.

Related posts

​Pesë shenja që tregojnë se ju mungon magnezi

admin

Cilat pije ju ndihmojnë të bëni një gjumë të mirë

admin

Çokollata mund të parandalojë Alzheimer dhe t’ju bëjë të humbisni peshë!

admin