RTV AHIRETI
Shëndetësi

Shenjat dalluese të qarkullimit të dobët të gjakut

shenjat-dalluese-te-qarkullimit-te-dobet-te-gjakut

Qarkullimi i dobët i gjakut do të thotë se pjesët e trupit, sidomos duart dhe këmbët tuaja, marrin një sasi të pamjaftueshme të gjakut.

Ekspertët e Shëndetësisë thonë se ndërtimi i pllakave bllokuese në arteriet dhe venat tuaja arrin të ngadalësojë rrjedhën e gjakut dhe ta bëjë më të vështirë qarkullimin e shëndetshëm në organizëm.

Ju mund të vuani nga qarkullimi i dobët i gjakut për shumë arsye. Këtu përfshihet arterioskleroza ose ngurtësimi i arterieve dhe sëmundjes arteriale periferike.

Por cilat janë disa nga shenjat më të dallueshme të qarkullimit të dobët të gjakut në organizmin njerëzor?

Duar dhe këmbë të ftohta: Rrjedha e duhur e gjakut ndihmon në mbajtjen e një temperature të shëndetshme të trupit. Ekspertët tregojnë se kur rrjedha e gjakut vështirësohet, atëherë trupi nuk mund të mbajë temperaturën normale, gjë që rezulton me duar dhe këmbë të ftohta.
Mjekët specialistë buzëqeshin kur ndeshen me opinionin popullor se duart e ftohta tregojnë sinqeritet, pasi për mjekësinë kjo shenjë është treguese e një problemi që mund të rezultojë serioz.

Këmbët e fryra: Për shkak të mungesës së qarkullimit të mirë të gjakut, veshkat nuk janë në rregull. Ato nuk janë në gjendje të përfundojnë procesin e mbajtjes së lëngjeve në enët e gjakut aty ku duhet të jetë. Kjo lejon nxjerrjen e lëngjeve nga indet ngjitur dhe graviteti tërheq lëngun drejt këmbëve.
Në raste ekstreme, qarkullimi i keq mund të shkaktojë të ashtuquajtura ulçera në këmbë. Këto dallohen si hapje plagësh të cilat nuk arrijnë të mbyllen si plagët e tjera të zakonshme.

Funksione nervore dhe njohëse të dëmtuara: Rrjedha e keqe e gjakut gjithashtu mund të ndikojë në funksionimin e trurit tuaj. Për shkak të kësaj mund të shkaktohet humbja e kujtesës, vështirësi në përqendrim dhe humbje vëmendjeje dhe hallakatje. Truri juaj kërkon një rrjedhje të vazhdueshme të gjakut për të funksionuar siç duhet.

Lodhje e vazhdueshme: Muskujt tuaj kërkojnë gjak të mjaftueshëm për të punuar si duhet dhe për të parandaluar lodhjen e trupit. Fluksi i ngadalshëm i gjakut në organizëm, ndikon në nivelin tuaj të energjisë dhe ndiheni të lodhur aq shumë, sa zemra juaj duhet të punojë më tepër se ç’duhet për të pompuar vazhdimisht gjakun.

Zbehja e lëkurës: Ju mund ta dalloni edhe vetë kur keni lëkurë të verdhë ose të zbehtë. Kjo ndodh kur indet tuaja nuk marrin gjak të mjaftueshëm.
Nuk janë vetëm këmbët ose duart tuaja që mund të ndryshojnë ngjyrën e lëkurës. Mjekët thonë se qarkullimi i dobët i gjakut mund të ndikojë në hundën tuaj, buzët, madje edhe veshët.

Related posts

Studimi në Francë: Puna gjatë natës shkakton kancerin e gjirit

admin

Tri pije të cilat assesi nuk bën t’i pini pas stërvitjeve

rezart morina

Nëse trupi ju dërgon këto 4 sinjale, stresi po ju shkatërron

rezart morina