Shirat e dendur në Mekë të Arabisë Saudite kanë shkaktuar përmbytje, transmeton Anadolu Agecy (AA).
Shumë automjete në Mekë janë dëmtuar nga përmbytjet.
Në Xhaminë e Shenjtë, ku ndodhet Qabeja, qindra muslimanë vazhdonin të bënin tavaf, pavarësisht shiut të madh.
Në njoftimin nga Kryesia e Përgjithshme e Çështjeve të Mesxhid al-Haramit thuhet se janë shtuar masat kundër efekteve negative që mund të ndodhin nga reshjet e dendura. Nga atje njoftuan se përveç angazhimit të mbi 200 inspektorëve, gjithashtu edhe 4.000 punëtorë janë angazhuar për largimin e ujit me më shumë se 500 pajisje për situatën në fjalë.
Ndërkaq, Emiri i Mekës njoftoi se reshjet e shiut kanë shkaktuar mbylljen e shumë rrugëve dhe disa tuneleve, veçanërisht në rrugën Al-Harameyn në Xhidde. Po ashtu autostrada Mekë-Xhidde është mbyllur si masë paraprake.
Në njoftimin nga Aeroporti i Mbretit Abdulaziz në Xhidde thuhet se disa fluturime u vonuan për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.
AVISO
Fuertes #lluvias y terribles #inundaciones hoy en La Meca, Arabia Saudita #Makkah #flooding #floods
Diciembre 23, 2022
Vía @Arab_Storms pic.twitter.com/feEzJu6752— Geól. Sergio Almazán (@chematierra) December 23, 2022