RTV AHIRETI
Lajme

Shkëmbim i të burgosurve, Rusia liron dy gazetarë dhe një ish-marins amerikan

shkembim-i-te-burgosurve,-rusia-liron-dy-gazetare-dhe-nje-ish-marins-amerikan

Sipas burimeve të shumta mediatike, Rusia ka liruar nga burgu gazetarin Evan Gershkovich dhe ish-marinsin amerikan Paul Whelan.

Bëhet e ditur se gazetari i Wall Street Journal dhe ish-marinsi amerikan u burgosën në Rusi nën akuzat për spiunazh.

Tani, thuhet se të dy janë rrugës për në një destinacion jashtë territorit rus.

Lirimi i tyre vjen si pjesë e një shkëmbimi shumë të spekuluar të të burgosurve që përfshin edhe individë të profilit të lartë.
Më herët, Kremlini nuk ka pranuar të komentojë mbi raportet për një shkëmbim të afërt të të burgosurve në Rusi dhe SHBA, ndërsa spekulimet mbi shkëmbimin rriteshin, shkruan Euronews.

Supozohet se shkëmbimi i të burgosurve politik u bë në kufi me Poloninë, megjithëse kjo mbetet e pakonfirmuar.

 

The post Shkëmbim i të burgosurve, Rusia liron dy gazetarë dhe një ish-marins amerikan first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Forcat izraelite dhe kolonët hebrenj zhvendosën 4.000 palestinezë në Bregun Perëndimor në 2023

rezart morina

Trump sfidon Biden dhe i bën thirrje: Për të mirën e vendit duhet të bëjmë testin e aftësive

admin

Takim Sanchez-Lula: Është koha të veprohet për marrëveshjen e tregtisë së lirë BE-Amerikë Latine

rezart morina