RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shpërthimet në Liban, 95 të plagosur transferohen për mjekim në Iran

shperthimet-ne-liban,-95-te-plagosur-transferohen-per-mjekim-ne-iran

Bëhet e ditur se 95 persona të plagosur si pasojë e shpërthimit të “pagerëve” në Liban janë transferuar për mjekim në Iran, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të televizionit shtetëror iranian, presidenti i Gjysmëhënës së Kuqe, Pir Hussein Kulivend tha se 95 personat e plagosur nga sulmet do të sillen nga Libani dhe do të transferohen për mjekim në spitalet e Teheranit.

“Shumë njerëz morën plagë serioze në duart dhe sytë e tyre në këtë akt terrorist. Të plagosurit do të trajtohen dhe do të vëzhgohen në spitalet e caktuara sapo të mbërrijnë në Iran”, tha Kulivend.

Avioni me të plagosurit pritet të zbresë së shpejti në aeroportin “Mehrabad” në Teheran.

Nga ana tjetër, Irani dërgoi personel mjekësor, përfshirë okulistë dhe furnizime mjekësore në Liban.

Shpërthimi i “pagerëve” në Liban

Të martën, më 17 shtator, ndodhën shpërthime të njëkohshme në “pagerët” e përdorur nga elementët e Hezbollahut në Liban.

Ministria e Shëndetësisë tha se 12 persona, mes tyre dy fëmijë, humbën jetën dhe rreth 2.800 të tjerë u plagosën, rreth 300 prej tyre në gjendje të rëndë, si pasojë e shpërthimit të “pagerëve” të përdorur nga elementët e Hezbollahut në të gjithë vendin.

Raportohet se 14 persona kanë humbur jetën dhe mbi 450 të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit të “pagerëve” në vend sot.

Ndërsa zyrtarët libanezë e konsiderojnë Izraelin përgjegjës për incidentin, Izraeli nuk ka dhënë ende deklaratë për këtë çështje.

Tensionet janë rritur ditët e fundit në përleshjet që kanë vazhduar në kufirin Izrael-Liban që nga 8 tetori 2023.

Related posts

Krim në familje, vëllai vret vëllanë dhe kunatën, policia jep detajet

admin

Osmani takon ndihmës-sekretarin e përgjithshëm për operacione të NATO-s

rezart morina

OKB-ja: Mbi 18 milionë kalime kufitare jashtë Ukrainës që nga fillimi i pushtimit rus

rezart morina