Ekspertët ukrainas të shpëtimit, të cilët janë njohur shumë me emergjencat në një zonë lufte kanë sjellë tani aftësitë e tyre në Turqi për të kërkuar për të mbijetuarit nga tërmeti.
Kievi dërgoi 88 reagues urgjence në Turqi të enjten për të ndihmuar me katastrofën.
Ekipi përfshin specialistë në operacionet e kërkim-shpëtimit, mjekë, kujdestarë qensh dhe zjarrfikës.
“Ka luftë në vendin tonë, por ne e kuptojmë se ne duhet të ndihmojmë, dhe kjo ndihmë është e ndërsjellë,” tha Oleksandr Khorunzhyi, zëdhënës i Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës. /mesazhi