RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqiperi: Qeveria rrit pagat për administratën dhe disa profesione të tjera

shqiperi:-qeveria-rrit-pagat-per-administraten-dhe-disa-profesione-te-tjera

Qeveria ka vendosur te rrise pagen minimale ne 34 mije leke dhe po ashtu pagat per administraten. Nderkohe rritje pagash menjehere do kete edhe per disa profesione te tjera.

Kryeministri Rama tha se nuk do te kete prekje te cmimit te biletes se transportit dhe se do vijoje mbeshtetja per fermeret dhe sektorin e peshkimit.

Edi Rama: Do të vijojmë programin e rritjes së pagave si është paralajmëruar për sektorët prioritarë, me buxheti dhe afatin e vitit të ardhshëm pasi rritëm me efekt nga muaji korrik pagat për ushtarakët mjekët infermierët mësuesit, do i rrisim përsëri.

Ndërkohë që sot me ndërhyrjen e dytë dhe me një paketë afatmesme do rrisim pagat për administratën që nuk ishin prekur prej shumë kohësh dhe do të rrisim po ashtu pagat për policinë e Shtetit dhe për Policinë e Burgjeve.

Ndërhyrja tjetër rritja dhe një herë e pagës minimale nga 32 mijë lekë në 34 mijë lekë, nuk do ketë pagë më të ulët se 34 mijë lekë në Republikën e Shqipërisë, e më këto ndërhyrje besojmë se i kapërcejmë paketat e natyrës, një pako për 2-3 muaj e pastaj ska tjetër e krijojmë një bazë të rëndësishme të zgjeruar rezistence të të gjitha këtyre kategorive në raport me situatën e inflacionit dhe garantojmë me laps në dorë, mos rënien dramatike të fuqisë blerëse, por përkundrazi vijimin e një lëvizje në ekonomi.

Vijojmë me të njëjtën qasje mbëshetje për naftë pa taksa për fermerët, rrisim financimin, mbështetje për TVSH e peshkimit, rrisim financimin, mbështetja për mos prekjen për cmimin e biletës së transportit.

Related posts

Iz’raeli thotë se goditi portin Hodeidah të Jemenit në përgjigje të su’lmeve të Houthi-ve

rezart morina

Erdoğan në Forumin e Biznesit në Sarajevë bën thirrje për më shumë investime turke në BeH

admin

Holanda do t’i dërgojë Ukrainës tanke dhe pajisje të rënda ushtarake

admin