RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Shqipëria i ofron KFOR-it mbështetje të plotë për ngjarjet në veri të Kosovës

shqiperia-i-ofron-kfor-it-mbeshtetje-te-plote-per-ngjarjet-ne-veri-te-kosoves

Shqipëria i ka ofruar mbështetje të plotë KFOR-it për zhvillimet e ndodhura së fundmi në veri të Kosovës.

Kështu është bërë e ditur nga KFOR-i përmes një postimi në Twitter, ku thuhet se komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë ka biseduar me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

“Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, zhvilloi një bisedë me Bajram Begajn. Presidenti i Republikës së Shqipërisë shprehu mbështetjen e plotë për misionin e KFOR-it dhe aktivitetet e tij, si dhe u uroi shërim të shpejtë ushtarëve të lënduar në demonstrata”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Begaj të hënën ka dënuar sulmin e protestuesve serbë ndaj trupave paqeruajtëse të KFOR-it.

Ai ka thënë se askush nuk mund të vërë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës, si dhe të drejtën e saj për të ndërtuar e konsoliduar institucionet demokratike dhe multietnike.

Related posts

Rritet në 53 numri i viktimave nga zjarret në Hawaii

admin

Scholz: Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi të vazhdojë

rezart morina

Kosovë, opozita kërkon nga Qeveria masa për të ndihmuar qytetarët në krizën ekonomike

admin