RTV AHIRETI
Shëndetësi

Shtatë ushqime të pasura me vitaminë B6

shtate-ushqime-te-pasura-me-vitamine-b6

Le të bëhemi gati sepse dimri po vjen. Dhe kjo është koha kurë një mori e perimeve janë të disponueshme të freskëta nga ferma. Sidoqoftë, derisa opsionet e ushqimit rriten gjatë sezonit të dimrit, oreksi ynë për të ngrënë zvogëlohet. Kjo ndodh kryesisht për dy arsye.

Së pari, ditët shkurtohen duke i dhënë sistemit më pak kohë për të tretur vaktin e mëparshëm. Dhe e dyta, priremi të jemi më pak të lëvizshëm. Shumica e njerëzve preferojnë të qëndrojnë brenda shtëpive ose zyrave të tyre, dhe ta shmangin të ftohtin jashtë. Në thelb, ne ecim më pak dhe shpenzojmë më pak energji.

Kjo ndikon në sistemin tonë të tretjes, na shkakton fryrje të barkut dhe inflamacion, si dhe shpeshherë ndikon edhe në gjendjen tonë shpirtërore.

Për të ndihmuar me këto probleme shëndetësore, nutricistët profesionist e kanë krijuar një listë me shtatë ushqime të cilat janë të pasura me vitaminë B6. Kjo vitaminë luan rol kyç në trajtimin e disa problemeve shëndetësore, ndihmon në rregullimin e disponimit dhe mund t’i ulë simptomat e depresionit. Gjithashtu, ndihmon trupin t’i shpërbëjë dhe përdorë me efektshmëri proteinat.

Karotat

Të pasura me vitaminë B6, karotat janë të disponueshme edhe gjatë dimrit. Një karotë e vetme përmban sasi të kësaj vitamine njësoj sa një gotë qumësht, si dhe ato janë një burim i pasur i fibrave dhe vitaminës A.

Qumështi

Është një burim i mirë i vitaminës B6. Ju mund të shtoni qumësht në tasin e përditshëm të drithërave dhe ta shijoni atë. Qumështi është një nga produktet që rekomandohet për të gjitha grupmoshat.

Bananet

Hani një banane çdo ditë, nëse dëshironi të kujdeseni për peshën. Përveç vitaminës B6, bananet i sigurojnë trupit edhe antioksidues dhe fibra të ndryshme.

Spinaqi

Kjo perime me gjethe të gjelbra është e mbushur me hekur, folate dhe kalium. Gjatë stinës së dimrit, përpiquni ta shijoni sa më shumë duke e shtuar në vaktin tuaj të përditshëm.

Mëlçi pule

Ky është një prej ushqimeve të preferuara nga nutricistët. Përveç vitaminës B6, mëlçia e pulës është e pasur me folate dhe hekur. Ky ushqim ofron edhe një sërë dobish tjera shëndetësore.

Vezët

Vezët janë një ushqim vërtetë i shëndetshëm dhe mjaft i preferuar për konsumim gjatë sezonit të dimrit. Ato mund të hahen si omëletë ose të ziera. Vezët që janë mjaftueshëm të pasura me vitaminë B6, po ashtu konsiderohen një nga opsionet e preferuara të mëngjesit.

Bizelet e gjelbra

Një tjetër perime që mund ta gjeni të freskët nga fermat gjatë muajve të ftohtë të vitit, është bizelja e gjelbër. Ky lloj ushqimi ju siguron sasi të mirë të vitaminë B6 dhe gjithashtu është i shumanshëm.

Related posts

Hani më shpesh: Ky është ushqimi më i mirë për trurin

admin

Pse të zgjoheni herët, ju bën person me të lumtur?

rezart morina

Dietologia zbulon tre lloje ushqimesh që duhet t’i hamë më shpesh në prill

admin