1. Të qëndruarit në xhami pas namazit të sabahut e deri në lindjen e diellit, pastaj falja e dy rekateve
– Enes ibën Malik, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush e fal sabahun me xhemat (në xhami) pastaj ulet dhe e përkujton Allahun derisa të lind dielli e pastaj fal dy rekate, ai fiton shpërblimin sikur te ketë kryer Haxh dhe Umre. Tha Pejgamberi, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të: Të plotë, të plotë, të plotë!”.
2. Prezenca në namazin me xhemat dhe ecja në këmbë për në xhami për të falur namaz vullnetar
– I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Kush shkon në xhami që të falë namaz (farz), ajo është sikur Haxhi dhe kush shkon të falë nafile ajo është sikur Umreja”.
3. Falja e namazit të jacisë dhe sabahut me xhemat
– Ebu Dheri, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell se erdhën disa njerëz te i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe i thanë: O i Dërguar i Allahut, pasanikët po na tejkalojnë në shpërblime!! Ata falen si ne, agjërojnë si ne, dhe japin lëmoshë nga pasuritë e tyre! I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, iu përgjigj: “Po ju, a nuk ua bëri Allahu faljen e namazit të jacisë me xhemat ta barazon Haxhin, dhe namazin e sabahut me xhemat ta barazon Umren?!”.
4. Prezenca në mexhliset e dijes në xhami
– Ebi Umameh, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush shkon në xhami dhe me atë nuk synon vetëm se marrjen e diturisë apo mësimin e të tjerëve, e ka shpërblimin e një Haxhi të plotë”.
5. Bërja e dhikrit pas namazit farz
– Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell se një ditët erdhën disa nga shokët e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe i thanë: “O i Dërguar i Allahut, pasanikët na tejkaluan në shkallë dhe me bekime të vlefshme; falen sikur falemi ne, agjërojnë sikur që agjërojmë ne dhe me pasuritë që i kanë, e bëjnë Haxhin dhe e kryejnë Umren, bëjnë xhihad dhe japin lëmoshë! I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, u tha: “A dëshironi t’ju mësoj diç¬ka me të cilën do t’i arrini ata që ju kanë tejkaluar dhe ata që vij¬në pas jush; nëse këtë e bëni, askush nga ju nuk do të jetë më i vlef-shëm, përveç nëse vepron ç’veproni edhe ju”. Muhaxhirët varfa¬njakë kanë thënë: “Po, gjithqysh, o i Dërguar i Allahut!”. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, u tha: “Do të thoni SubhanAllah, Elhamdulilah dhe Allahu ekber pas çdo namazi nga tridhjetë e tri herë”.
6. Kryerja e Umres në Ramazan
– Është transmetuar nga ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i tha një gruaje nga mesi i ensarëve: “Çfarë të ndaloi që nuk bëre Haxh me ne?” Ajo tha: “I kishim vetëm dy deve të cilat i përdornim për të sjellë ujë (d.m.th. burri i saj dhe djali kishin shkuar për Haxh në një deve dhe tjetrën ua kishte lënë familjes për të sjellë ujë).” Ai, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, tha: “Kur të vjen Ramazani, shko për Umre, sepse Umreja në Ramazan është e barabartë me Haxhin”.
Sipas një transmetimi tjetër: “… është e barabartë sikur të bëhej Haxhi me mua”.
7. Respektimi i prindërve
– Ka ardhur një person tek Pejgamberi, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe i tha: “Me të vërtetë unë kam dëshirë për të luftuar, mirëpo nuk po kam mundësi. Pejgamberi, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i tha: “A e ke ndonjërin prej prindërve gjallë?”. Ai tha: “Po, e kam nënën time”. Pejgamberi, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, iu përgjigj: “Ndreqni marrëdhëniet me Allahun duke i respektuar prindërit. Nëse e bën një gjë të tillë (nëse i respekton prindërit) atëherë ti ke bërë Haxhin, Umren dhe xhihadin”.
Përshtati dhe përktheu:
Irfan JAHIU