RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shtëpia e Bardhë pret që bisedimet e ar’mëpushimit në Ga’za të vazhdojnë nesër

shtepia-e-bardhe-pret-qe-bisedimet-e-ar’mepushimit-ne-ga’za-te-vazhdojne-neser

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se negociatat në Katar për një armëpushim për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës do të vazhdojnë gjatë ditës së nesërme, derisa negociatorët synojnë të finalizojnë detajet mbi zbatimin, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, tha se “mbetet shumë punë për të bërë” për marrëveshjen, e cila do t’i jepte fund armiqësive për të paktën gjashtë javë, do të lehtësonte rrjedhën e ndihmës humanitare shumë të nevojshme dhe do të lironte disa nga pengjet e mbajtura nga grupi palestinez Hamas në enklavën bregdetare.

“Duke marrë parasysh kompleksitetin e marrëveshjes, ne nuk parashikojmë të dalim me një marrëveshje nga këto bisedime sot. Në fakt, unë do të prisja që bisedimet të vazhdojnë edhe nesër. Kjo është punë jetike”, u tha Kirby gazetarëve gjatë një video-konference për media.

Kirby theksoi se pengesat e mbetura mund të tejkalohen dhe duhet të mbyllet ky proces.

“Ne duhet të shohim lirimin e pengjeve, lehtësim për civilët palestinezë në Gaza, siguri për Izraelin dhe ulje të tensioneve në rajon. Dhe, ne duhet t’i shohim ato sa më parë. Pra, sot është një fillim premtues dhe ne do të kemi më shumë për të thënë gjatë ditës dhe nesër, derisa gjërat ecin përpara”, tha ai.

Kirby këto komente i bëri sapo filluan negociatat në Kajro. Ai tha se korniza e marrëveshjes është rënë dakord kryesisht nga palët dhe se boshllëqet e mbetura në “ekzekutimin e marrëveshjes”.

Ai nuk pranoi të specifikojë fushat individuale të mosmarrëveshjeve që mbeten.

Në diskutime po marrin pjesë ndërmjetës nga SHBA-ja, Katari, Egjipti dhe Izraeli. Dje, Hamasi tha se nuk do t’i bashkohet raundit të fundit të bisedimeve, duke theksuar se grupi është i interesuar të diskutojë zbatimin e marrëveshjes dhe jo përmbajtjen shtesë.

I pyetur për mungesën e Hamasit në diskutime, Kirby tha se formati aktual është i ngjashëm me raundet e kaluara të bisedimeve ku ndërmjetësit nga Katari dhe Egjipti do të koordinohen me Hamasin.

“Në të kaluarën, ka funksionuar shumë ngjashëm me atë se si po funksionon sot në Doha, ku ndërmjetësit do të ulen dhe do të diskutojnë, do të përpunojnë gjërat dhe pastaj ata ndërmjetës do të jenë në kontakt me Hamasin dhe pastaj liderët e Hamasit në Doha do të komunikojnë drejtpërdrejt me z. Sinwar për përgjigjet përfundimtare”, tha Kirby.

Drejtori i CIA-s, Bill Burns dhe zyrtari i lartë i presidentit Joe Biden për Lindjen e Mesme, Brett McGurk, po përfaqësojnë SHBA-në në tryezën e bisedimeve.

Të paktën 40 mijë palestinezë janë vrarë gjatë luftës së Izraelit në Gaza, shumica dërrmuese janë gra dhe fëmijë. Shtresa të gjera të territorit bregdetar janë rrafshuar plotësisht në mes të bombardimeve të pamëshirshme izraelite që kanë kthyer në rrënoja lagje të tëra.

Populli i Gazës vazhdon të përballet me mungesa akute të ushqimit, ujit dhe ilaçeve për shkak të kufizimeve izraelite në hyrjen e ndihmës humanitare, si dhe reduktimit të ndjeshëm të lëvizjes për autokolonat e ndihmave pasi të hyjnë në enklavën bregdetare.

Related posts

BE: Të zbatohen të gjitha nenet e Marrëveshjes së Ohrit, palët nuk mund të vendosin parakushte

admin

Beqiroviq i kërkon Vuçiqit të “ndalojë së minuari” sovranitetin e Bosnjës

RTI

Emiri i Katarit në fjalimin e OKB-së bën thirrje për mbështetje ndaj palestinezëve

rezart morina