RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shtëpia e Bardhë: SHBA nuk mbyll një sy ndaj viktimave në Rafah, por nuk ka ndryshim në mbështetjen për Izraelin

shtepia-e-bardhe:-shba-nuk-mbyll-nje-sy-ndaj-viktimave-ne-rafah,-por-nuk-ka-ndryshim-ne-mbeshtetjen-per-izraelin

SHBA nuk po mbyll një sy ndaj viktimave në Rafah, në jug të Rripit të Gazës, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë këtë të martë në përgjigje të sulmit izraelit në një kamp, në të cilin u vranë 45 persona.

“Megjithatë, nuk do të ketë asnjë ndryshim në politikën e Amerikës për mbështetjen e Izraelit”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagoni), nga ana e tij, shprehu besimin se operacioni izraelit në Rafah është ende i kufizuar.

“Ne ende besojmë se ajo që po ndodh në Rafah, ajo që po bën ushtria izraelite, është e kufizuar në shtrirje. Ne e marrim shumë seriozisht atë që ndodhi këtë fundjavë. Të gjithë i kemi parë fotot, ato janë absolutisht të tmerrshme. A e mbështesim atë që ndodhi këtë fundjavë? Sigurisht që ne nuk duam të shohim një vdekje të tillë”, tha zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh.

Rreth një milion njerëz janë larguar tashmë nga Rafah në tre javët e fundit dhe fillimin e operacionit tokësor të ushtrisë izraelite, tha agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë. /abcnews

Related posts

RMV: Dalja në votime deri në orën 15 është 35,9%, për 7% më shumë se në vitin 2019

admin

Turqia: Raportit të Komisionit Evropian për vitin 2022 i mungon vizioni

admin

Kampanja për lejimin e shamisë në shkolla shpallet e përfunduar

admin