Sezoni veror çdoherë është shumë më i frekuentuar në Kosovë.
Gjatë muajve të verës në Kosovë arrijnë një numër i madh i mërgimtarëve, të cilët padyshim përpos kontributit të tyre e bëjnë edhe shumë më të plotësuar secilin qytet.
Por përgjatë rrugës që bëjnë në Kosovë, atyre iu duhet që të përballen me kolona të gjata e shumë të mundimshme.
Sot kur numri i mërgimtarëve të cilët vinë drejt Kosovës është edhe më i madh, pritjet në hyrje të vendit janë mjaftë të gjata.
Sipas të dhënave të fundi nga Ministria e Punëve të Brendshme bëhet e ditur se pritjet më të gjata janë tek Dheu i Bardhë deri në dy orë, apo 450 metra kolonë, transmeton lajmi.net.
Pritje ka gjithashtu edhe në Merdare, deri në 1 orë e 20 minuta.
Mërgimtarët të cilët hynë në pikën kufitare në Muçibabë gjithashtu duhet të presin deri në gjysmë ore për të kaluar.
Duhet përkujtuar që vërejtje lidhur me krijimin e kolonave të shumta patën ndër vite mërgimtarët, por siç duket sistemi i funksionimit në pikat kufitare vazhdon të jetë i njëjtë.