RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shtrembërimet e Ne’tanyahut tërhoqën vëmendjen edhe të mediave amerikane

shtremberimet-e-ne’tanyahut-terhoqen-vemendjen-edhe-te-mediave-amerikane

Mediat amerikane kanë shkruar se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, në fjalimin e tij në Kongres, shtrembëroi veprimet gjenocidale të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës dhe u përpoq të mbulonte faktet, transmeton Anadolu.

Në fjalimin e tij gati njëorësh në Kongresin Amerikan, Netanyahu pretendoi se “asnjë civil nuk u vra në Rafah”.

Mbështetës të shumtë palestinezë protestuan kundër Netanyahut si jashtë Kongresit ashtu edhe jashtë hotelit ku ai qëndronte, ndërsa fjalimi i tij shkaktoi reagime nga shumë ligjvënës demokratë.

Mediat amerikane kritikuan fjalimin e Netanyahut në Kongres.

“Netanyahu, ndaj të cilit janë shtuar kritikat brenda Izraelit, synon të paraqitet si një burrë shteti i respektuar nga SHBA-ja”, shkroi Agjencia e lajmeve Associated Press (AP).

Nga ana tjetër, në raportin e AP-së u theksua se “është bërë më e vështirë për Netanyahun që të arrijë këtë qëllim në sytë e amerikanëve, pasi ka nisur të fillojë mosmarrëveshje në rritje për sulmet e Izraelit ndaj Gazës”.

“Të dhënat që Netanyahu përdori në fjalimin e tij në Kongres nuk u verifikuan dhe ai injoroi shumicën e kritikave kundër sulmeve që shkaktuan vrasjen e dhjetëra mijëra palestinezëve”, u theksua në lajm.

– Netanyahu “shtrembëroi rolin” e Izraelit në Gaza

Gazeta “Washington Post” (WP) vuri në dukje se mburrja e Netanyahut për lejimin e hyrjes së ndihmave humanitare në Palestinë, gjatë fjalimit të tij, bie ndesh me deklaratat e bëra nga OKB-ja dhe organizatat ndërkombëtare të ndihmës për këtë temë.

Duke kujtuar se Benny Gantz, kreu i Partisë opozitare të Unitetit Kombëtar në Izrael, akuzoi Netanyahun për shtyrje të qëllimshme të marrëveshjes së armëpushimit për muaj të tërë, WP theksoi se Netanyahu u përpoq të “vizatonte një pamje shumë të ndryshme” me fjalimin e tij në Kongres.

“Politico” nga ana tjetër shkroi se Netanyahu hodhi poshtë akuzat kundër sulmeve të Izraelit në Gaza në pjesën më të madhe të fjalimit të tij.

Lajmi parashikoi se fjalimi i Netanyahut nuk do të çonte në një ndryshim të rëndësishëm në aspektin e mbështetjes për Izraelin nga republikanët dhe demokratët. CNN, nga ana tjetër, kritikoi Netanyahun për “nënvlerësimin dhe shtrembërimin” e rolit të Izraelit në sulmet e vazhdueshme në Gaza.

Në raportin e CNN thuhet se kryeministri izraelit ia kushtoi pjesën më të madhe të fjalimit të tij sulmeve të 7 tetorit të vitit 2023, Iranit dhe pikëpamjeve të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) dhe Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) në lidhje me Izraelin.

– Netanyahu u përball me reagime dhe protesta

Senatori Bernie Sanders, një nga figurat e rëndësishme të Kongresit Amerikan dhe ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, reaguan ashpër ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për fjalimin e tij në Kongres.

“Unë mendoj se ai është një kriminel lufte. Ai nuk duhej të ftohej në Kongres”, ka thënë Sanders.

Ndërsa Pelosi në postimin e saj në X tha: “Adresimi i Benjamin Netanyahut në Kongres ishte fjalimi më i keq i bërë ndonjëherë nga një udhëheqës i huaj i nderuar me privilegjin për t’iu drejtuar Kongresit të SHBA-së”.

Rashida Tlaib, përfaqësuesja e vetme me origjinë palestineze në Kongresin Amerikan, komentoi ovacionet ndaj Netanyahut në sallën e Kongresit në postimin e saj në llogarinë X. “Edhe unë isha atje dhe ishte e neveritshme”, shkroi ajo.

Ndërkohë, mijëra mbështetës palestinezë që donin të protestonin kundër Netanyahut organizuan protesta të ndryshme në rrugët e kryeqytetit Washington, përreth dhe brenda hotelit ku po qëndronte Netanyahu.

Related posts

Vdekja e refugjatëve, pjesëtarët e sigurisë ia vunë zjarrin qendrës së refugjatëve në Meksikë

rezart morina

“Duart tona janë te këmbëza”- Paralajmëron Garda Revolucionare e Iranit: Ne i dimë vendet bërthamore të Izraelit

admin

Pa’lestinezi i liruar nga Iz’raeli pas 9 muajsh e krahason me Guantanamo-n bu’rgun iz’raelit ku qëndroi

admin6