Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e paraparë të mbahet sot në orën 11:00 është shtyrë për një ditë tjetër.
Kështu ka bërë të ditur përmes një komunikate për media Kuvendi i Kosovës, ku nuk është bërë e ditur arsyeja.
“Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë për sot në orën 11:00, shtyhet për një ditë tjetër. Për mbajtjen e saj do të njoftoheni me kohë.” – thuhet në komunikatë.