Më shumë se 80% e prindërve bëjnë gabime në matjen e dozës së ilaçit për fëmijët e tyre. Sipas një studimi të ri ku u vlerësuan rreth 500 prindër, pothuajse të gjithë bënin gabime në matjen e dozave të ilaçeve dhe një në tre prindër bënte një gabim serioz. Studimi vuri re se kur prindërve u jepeshin ilaçe me doza të ndara qartësisht ata bënin me pak gabime. Rezultatet e studimit treguan se duke i pajisur prindërit me një lugë të thjeshtë matëse për dozat e ilaçeve marzhi i gabimeve ulej.
Si mund të zgjidhim këtë problem?
Duke i pajisur prindërit me një mjet për matjen e dozave si përshembull një shiringë orale, do të ketë një impakt të madh në uljen e gabimeve që ata bëjnë në matjen e dozave. Bashkëautoria e studimit Shonna Yin, pedagoge në Universitetin e Neç York-ut qartëson se nëse mjeti matës është më i madh se sa duhet ka shumë mundësi që prindërit tu japin fëmijëve një dozë më të madhe, e nëse mjeti matës është shumë i vogël dhe nuk mund ta masin dozën me një mbushje dhe prindërve u duhet ta llogarisin sasinë e ilaçit me aftësitë e tyre matematikore, atëherë rritet mundësia për një gabim të mundshëm.
Yin dhe kolegët e saj pas studimit i rekomanduan kompanive farmaceutike një ndryshim në dizenjimin e etiketave të ilaçeve dhe pajisjeve për matjen e tyre.
Por ndërkohë si mund të sigurohen prindërit se po u japin fëmijëve dozën e duhur të ilacit ?
Ekspertet sugjerojnë që prindërit të përdorin një shiringë matëse e jo një lugë të thjeshtë dhe duhet ta kontrolloni 2 herë masën e duhur të ilaçit.