RTV AHIRETI
Shëndetësi

Si ndikon konsumi i kanellës në shëndetin e veshkave?

si-ndikon-konsumi-i-kanelles-ne-shendetin-e-veshkave?

Kanella është një nga erëzat më të përdorura nga njerëzimi jo vetëm në gatim por edhe në mjekësinë popullore.

Nga pikëpamja e kësaj të fundit, kanella ofron përfitime shëndetësore për veshkat.

Ajo besohet të pakësojë rrezikun e gurëve në veshka dhe të problemeve të tjera të përgjithshme.

Si ndikon konsumi i kanellës në shëndetin e veshkave

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se ndikimi i kanellës në shëndetin e veshkave është pozitiv sepse kanella dhe substancat e saj përbërëse shënjestrojnë dy faktorë rreziku të sëmundjeve të veshkave siç janë: diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Studimet kanë treguar se kanella ul shpërthimet e sheqerit në gjak, rrit ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe përmirëson aspektet e metabolizmit që kanë lidhje me rezistencën ndaj insulinës.

Ju mund të pyesni çfarë lidhje ka kjo me veshkat dhe përgjigjen e zbuloni duke lexuar më poshtë.

Niveli i lartë i glukozës në gjak dëmton enët e gjakut në veshka duke vështirësuar punën e saj.

Nga ana tjetër, njerëzit e prekur nga diabeti përballen edhe me tension të lartë të gjakut, i cili gjithashtu dëmton veshkat.

Volumi i gjakut që qarkullon në veshka është shumë i lartë.

Me kalimin e kohës, nëse tensioni i gjakut mbetet i lartë, enët e gjakut në veshka ngushtohen, dobësohen ose ngurtësohen.

Kësisoj veshkat përballen me një furnizim të cunguar të gjakut dhe nuk e bëjnë dot siç duhet punën e tyre.

Disa studime të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se falë konsumit eksperimental të 1-6 gramë kanellë për 40 ditë me radhë, ndjeshmëria ndaj insulinës ulet. E njëjta sasi kanelle ul nivelin e kolesterolit me 18 përqind dhe të sheqerit në gjak me 24 përqind.

Një gramë kanellë pluhur është gjysmë luge çaji.

Këtu mund të mësoni llojin më të shëndetshëm të kanellës për konsum.

Pavarësisht këtyre të dhënave, ju duhet të konsultoheni gjithmonë me mjekun përpara ndryshimeve në medikamente dhe në ushqyerje, veçanërisht nëse keni probleme ekzistuese të shëndetit.

Related posts

Mungesa e gjumit rrit rrezikun e demencës

admin

Pesë ushqimet që shkaktojnë probleme me hormonet

admin

Koçiu në Kroaci, nënshkruan planin e ri të bashkëpunimit në shëndetësi

rezart morina