RTV AHIRETI
Shëndetësi

Si nuk e kemi ditur! Lëngu i turshive shëron këtë problem shëndetësor shumë të përhapur

si-nuk-e-kemi-ditur!-lengu-i-turshive-sheron-kete-problem-shendetesor-shume-te-perhapur

Ka të dhëna se lëngu i turshisë është një kurë shumë e mirë shtëpiake kundër urthit apo refluksit të acidit.

Ky problem ka të bëjë me kthimin në ezofag të acideve të stomakut.

Lëngu i turshisë është një mënyrë shumë e mirë për të marrë lactobacille, baktere të shëndetshme për stomakun që gjenden në mënyrë natyrale tek kastraveci.

Por në rastin e kastravecit, lëngu i turshisë industriale nuk ka probiotikë, sepse këto baktere largohen gjatë përpunimit dhe fermentimit.

Ndaj ju këshillojmë të konsumoni lëngun e turshive të bëra në shtëpi dhe kurrsesi atë të turshive të përpunuara.

Uthulla është një përbërës kryesor i turshisë, megjithatë duhet të keni kujdes e të mos konsumoni sasi të mëdha pasi mund të përkeqësojë urthin apo refluksin.

Përmban plot antioksidantë.

Lëngu i turshisë ka sasi të larta vitamine C dhe E, që janë edhe antioksidantë të shkëlqyer.

Antioksidantët e mbrojnë organizmin nga qelizat e dëmshme, ose siç njihen ndryshe radikalet e lira.

Secili prej nesh është i ekspozuar ndaj radikaleve të lira, ndaj një dietë e pasur me antioksidantë është gjithmonë një ide e mirë.

Gjithashtu, vitaminat C dhe E forcojnë sistemin imunitar dhe luajnë rol fantastik për organizmin.

Ndihmon në rënien e nivelit të sheqerit në gjak.

Një studim i publikuar në Revistën për Kërkimet Shkencore për Diabetin, të cilit i referohet hodhi më shumë dritë mbi të mirat që vijnë nga konsumi i dozave të vogla të uthullës përpara vakteve.

Studimi tregoi se uthulla dhe lëngu i turshive ndihmonte në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak pas vakteve, tek njerëzit që vuanin nga diabeti i tipit 2.

Sa më i ekuilibruar të jetë niveli i sheqernave aq më të shëndetshëm mund të jeni.

Ndihmon me tretjen

Uthulla tek lëngu i turshisë, ndihmon me tretjen.

Ushqimet e fermentuara janë shumë të mira për sistemin tretës, sepse inkurajojnë rritjen dhe zhvillimin e baktereve të mira në stomak.

Nëse jeni në kërkim të një kure krejt natyrale për urthin kronik, rekomandon edhe hapat e mëposhtëm.

–Konsumoni racione të vogla gjatë vakteve,

– Konsumoni ushqime të shëndetshme për zemrën me pak yndyrë.

– Kryeni aktivitet të rregullt fizik,

– Nëse jeni mbipeshë, përpiquni të humbisni kilogramët e tepërt

-Nëse jeni nënpeshë, përpiquni të shtoni në peshë.

– Shmangni duhanin, alkoolin, ushqimet me yndyrë, kafeinën apo qepën e freskët.

– Mos kryeni aktivitet fizik menjëherë pas ngrënies.

Të gjitha hapat e mësipërm ndihmojnë në zbutjen e shenjave të urthit.

Mjaft me ushqimet e shpejta

Sipas të dhënave ushqimet e shpejta dhe të përpunuara, veçanërisht ato të ëmblat përkeqësojnë shenjat e urthit.

Hani disa vakte gjatë ditës me perime, supa, oriz, peshk dhe mish pule.

Hiqni dorë nga ushqimet pikante dhe kafeja.

Më e rëndësishmja është që të mos konsumoni ushqim 3 orë përpara se të shkoni për të fjetur.

Related posts

Vitamina K duhet për zemrën e eshtrat, 6 shenjat që tregojnë mungesën

admin

​Sindroma Sjögren: Shkaqet, simptomat dhe kur duhet të shkoni te mjeku?

admin

Zbulohen tre ushqimet që shkaktojnë diabetin – a jeni në rrezik?

admin