Dhimbjet e fytit mund të kenë origjinë të ndryshme
Ndonjëherë mund të jetë një fyt i thatë që shkakton djegie dhe gërvishtje, ndonjëherë bëhet fjalë për viruse ose ftohje, por ka infeksione të shkaktuara nga mikrobet infektive streptokoke dhe për të cilat është e nevojshme të konsultoheni me mjekun për të caktuar terapinë medikamentoze.
Nëse dhimbja e fytit nuk shkaktohet nga ajri i thatë ose nga një ftohje e zakonshme, ka shumë gjasa që të jetë një infeksion i shkaktuar nga streptokoku, një mikrob shumë infektues i grupit A.
Megjithëse streptokoku nuk është serioz në shumicën e rasteve dhe nuk shkakton komplikime të shpeshta, por është vetëm i dhembshëm dhe zakonisht prek më shumë fëmijët sesa të rriturit, ekzistojnë disa tregues të cilët do t’ju ndihmojnë të dalloni dhe të kërkoni ndihmën adekuate mjekësore, transmeton Telegrafi.
Ndër pesë treguesit e një infeksioni streptokoksik të fytit, mjekët renditin ethet me temperaturë të ngritur, mungesën e kollës, dhimbjet e vazhdueshme të fytit që nuk largohen për tre ditë, bajamet të fryra të mbuluara me një shtresë të bardhë, nyjet limfatike të fryra nën mjekër ose në pjesën e përparme të qafës, si dhe, shumë më rrallë, një skuqje në duar, gjoks dhe këmbë. Nëse e keni vënë re këtë tek fëmija, ka shumë të ngjarë që të keni të bëni me streptokok.
Si mund të mbroheni nga infeksioni i shkaktuar nga ky mikrob shumë ngjitës, i cili transmetohet përmes pështymës dhe mukozave, me kontakt të drejtpërdrejtë apo të tërthortë?
Për të shmangur këtë infeksion, masa më e mirë parandaluese është ajo që zakonisht marrim për të gjitha sëmundjet infektive: lani dhe dezinfektoni duart e fëmijëve rregullisht, mbuloni gojën me dorë ose një fasule kur teshtini ose kolliteni dhe hidhni siç duhet pecetat e përdorura. Shmangni kontaktin me personat e infektuar dhe nëse fëmija juaj ka streptokok, është mirë të izoloheni derisa temperatura dhe terapia të ndalojnë.