Bimët janë ilaçi më i shpeshtë kundër viruseve të cilat në këtë periudhë të vitit na sulmojnë
Hundët e zëna, ndjesi djegie në fyt, kollë e thatë dhe ethe, janë simptoma më të zakonshme që na shqetësojnë dhe shumicën nesh sëmuremi, por që mjekët e mjekësisë klasike zakonisht na thonë që “kalon spontanisht”.
Kështu thonë edhe ithtarët e mjekësisë tradicionale, por ata edhe ofrojnë receptura, të caktuara të cilat populli i ka verifikuar, për dalje të shpejtë na rrjeta e viruseve.
Hudhra është jashtëzakonisht e shëndetshme, vepron si antibiotik natyral dhe me sukses qetëson kollën gjatë natës.
Kush nuk mund ta përballojë për shkak të aromës specifike, mund ta ziejë, pastaj ta pijë ujin në të cilin është zier hudhra, ndërsa thelpinjtë t’i hajë.
Në barnatore, hudhra mund të blihet edhe në kapsula.
Çaj mëllage rekomandohet për mukozën e thatë të fytit dhe të rrugëve të frymëmarrjes, sepse qetëson kollën, zbut simptomat e saj dhe lehtëson frymëmarrjen.
Mëllaga është e mirë edhe kundër kollës së thatë, por edhe pa problem mund ta pinë edhe shtatzënat edhe fëmijët.
Mjalti vepron kundër baktereve, por më së miri është që ta pini të shkrirë në qumësht dhe çaj.