RTV AHIRETI
Shëndetësi

Simptomat e sëmundjeve mendore, duken si sjellje normale

simptomat-e-semundjeve-mendore,-duken-si-sjellje-normale

Shumica e njerëzve kanë disa zakone apo mënyra sjelljeje për të cilat mendojnë që janë plotësisht normale, mirëpo shkencëtarët thonë se këto gjashtë sjellje në të vërtetë janë sëmundje mendore!

Nuk mund të urinoni kur ndodhet dikush afër

Nëse nuk mund të urinoni kur para tualetit dëgjoni zëra apo është dikush me ju në banjë, (gjithsesi nuk jeni i vetmi), mirëpo me siguri nuk e dini që kjo gjendje ka emrin e vetë në mjekësi – parezë. Praktikisht paraqet frikë nga urinimi dhe “paralizë” fshikëze në prani të njerëzve të tjerë. Ekstremet e këtilla më së shpeshti përfundojnë me vendosjen e panevojshme të kateterit.

Ngrënia e thonjve

Ky çrregullim në rastet më të shumta nuk kalon me adoleshencën. Stresi dhe mërzia janë arsyet kryesore pse njerëzit hanë thonjtë e tyre. Frustrimi dhe vetmia janë gjithashtu shkaktarët emocionalë për ngrënien e thonjve. Ky zakon mund të jetë dhe simptomë e një gjendjeje psikologjike, siç është çrregullimi obsesiv-kompulsiv (OCD).

Në rastet më të rënda, thonjtë dhe dhëmbët mund të shkatërrohen, por nuk duhet të harrojmë edhe bakteret të cilat qëndrojnë në thonj dhe në këtë mënyrë futen në trup.

Shpërthim i fuqishëm i emocioneve

Imagjinoni situatën: Shefi ju kritikon për shkak të një gabimi të madh, ndërkaq ju ndjeni që nga momenti në moment do të shpërtheni në qeshje. Qetësojeni veten, përpiquni të fshihni qeshjen pas shprehjes “fajtori nuk pendohet”, mirëpo në fund në fytyrë megjithatë shfaqet buzëqeshja. Pastaj ndodh qeshja e zëshme dhe histerike të cilën nuk mund ta kontrolloni.

Këtu bëhet fjalë për sindromën e shpërthimit të emocioneve të fuqishme. Në situatën e këtillë personi i stresuar përgjigjet plotësisht në kundërshtim me reagimin logjik, siç është qeshja në situata pikëlluese apo serioze. Nëse personi qesh me gëzim për dështimet e të tjerëve, fjala është për katagelasticizëm. Në mjekësi përshkruhet si çrregullim në rastin kur personi ndien kënaqësi ndërkohë që përqesh të tjerët.

Pamundësia e identifikimit apo ndjenja e ndonjë emocioni

Me siguri keni dëgjuar shpesh nga mikja se partneri i saj nuk është mjaft i sinqertë, se kurrë nuk flet për përvojat e veta dhe bën sikur nuk shqetësohet se si ndihet ajo. Në dy të tretat e këtyre situatave fjala është në të vërtetë për fenomenin e quajtur alekstimi!

Intoleranca ndaj tingujve

Çrregullimi mendor i quajtur mizofoni është gjendje te e cila tingujt normalë shkaktojnë irritim. Për shembull, tingujt e ushqimit ndërkohë që dikush është duke ngrënë, kur merr frymë, apo kur kollitet, klikimi i vazhdueshëm i stilolapsit. Kur dëgjojnë “tinguj”, njerëzit që vuajnë nga mizofonia kanë simptoma të tilla si rrahje të përshpejtuar të zemrës dhe djersitje. Për njerëzit të cilët vuajnë nga mozifonia, mjafton vetëm një tingull i tillë, që t’i bërë që të dalin nga vetja.

Çrregullimi opozitar i mosbindjes

Njerëzit të cilët vuajnë nga ky çrregullim gjithmonë janë të prirë të jenë armiqësorë ndaj dikujt apo diçkaje dhe vazhdimisht kundërshtojnë autoritetet në mënyrë shumë të zëshme dhe të pakëndshme. Këtu nuk bëhet fjalë për sjellje të keqe herë pas here, por për gjendje konstante, e cila zgjat së paku gjashtë muaj. Nëse nuk kurohet, situata përkeqësohet me kalimin e kohës.

Related posts

​Kur duhet të shkoni te mjeku për shkak të lëkurës së thatë? Njihni simptomat

admin

Sulmet e panikut gjatë natës: kur nata bëhet një makth

admin

Çfarë nuk bën të pastrohet me sodë bikarbonati

rezart morina