RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Siri, të paktën 968 persona humbën jetën nga tërmeti

siri,-te-pakten-968-persona-humben-jeten-nga-termeti

Të paktën 968 persona kanë humbur jetën dhe mbi 2.400 të tjerë janë plagosur në Siri pas disa tërmeteve të fuqishme që goditën rajonin juglindor të Turqisë, raporton Anadolu.

Tërmeti u ndje veçanërisht në qytetet Idlib, Halep, Hama, latakia dhe Raqqa, ku u shembën shumë ndërtesa.

Agjencia shtetërore e lajmeve SANA njoftoi se 538 persona humbën jetën dhe 1.353 të tjerë u plagosën vetëm në Halep, Hama dhe Latakia.

Dhjetëra ndërtesa u shkatërruan ose u dëmtuan në zonat e kontrolluara nga opozita në veri të Sirisë.

Sipas informacioneve të mbledhura nga Anadolu nga disa burime lokale, përfshirë Rrjetin Sirian për të Drejtat e Njeriut dhe spitalet, të paktën 430 persona humbën jetën dhe mbi 1.000 janë plagosur në zona të ndryshme në veri të Sirisë.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë.

Related posts

Kosova shpall sot 11 korrikun si ditë përkujtimore për gjeno’cidin në Srebrenicë

rezart morina

“Ishte gati të merrte plumbin në vendin tim” – Donald Trump vlerëson agjenten e Shërbimit Sekret pas atentatit: Më mbrojti në çdo mënyrë që mundi

admin

Pjesë të Georgias përmbyten nga uragani “Idalia”

rezart morina