Operacionet që filluan më 27 gusht kundër PKK/YPG-së në Deir ez-Zor nga fiset arabe që janë nën presionin e organizatës terroriste, vazhdojnë në qytetet Al-Hasakah dhe Raka si dhe në rajonin Munbixh të Halepit në Siri, raporton Anadolu.
Operacionet që fiset arabe kanë filluar kundër organizatës terroriste PKK/YPG në qytetin Deir Ez-Zor në lindje të Sirisë, kanë hyrë në ditën e 12-të të tyre.
Konfliktet që filluan më 27 gusht në qytetin Deir Ez-Zor, me bashkimin edhe të fiseve të tjera arabe vazhdojnë me intensitet të ndryshëm edhe në qytetet Rakka, Al-Hasakah si dhe në rajonin Munbixh të Halepit.
Sipas informacioneve të siguruara nga burimet lokale, një front i ri është hapur kundër organizatës në mbështetje të fiseve arabe në fshatrat Kesra, Abu Hashab dhe Riveyshid në periferinë perëndimore të Deir Ez-Zor.
PKK/YPG e cila përdor armë dhe mjete ushtarake të prodhimit amerikan kundër fiseve arabe, përdor civilët si mburojë të gjallë në vendbanimet që janë skenë e konflikteve. Organizata arreston civilët e fiseve në fshatrat që mban në pushtimin e saj dhe përpiqet të parandalojë operacionet e fiseve.
Fiset arabe të cilët kaluan sërish në veprim në orët e natës për të çliruar nga terroristët fshatin Ziyban, fshatin e liderit të fisit Aqeedat (Akaidat), Ibrahim Al-Hafil, ndërprenë operacionet për shkak se organizata përdori si mburojë të gjallë gratë dhe fëmijët në fshat.
– Organizata bombardon me armë të rënda fshatrat që ka humbur
PKK/YPG, vendos në objektiv me armë të rënda arabët që jetojnë në fshatrat që ka humbur në pjesën periferike lindore dhe juglindore të Deir ez-Zori-it në qendër të konflikteve.
Edhe fiset arabe nën presionin e PKK/YPG-së për të parandaluar humbjet civile janë detyruar të tërhiqen nga pothuajse gjysma e 33 fshatrave që ka pastruar nga terroristët.
Konfliktet vazhdojnë intensivisht në fshatrat Ziyben dhe Tayyane të cilët ndodhet në afërsi të Lumit Eufrat në lindje të Deir ez-Zor-it. Përleshje të ashpra janë zhvilluar edhe në fshatrat Bogaz, Buheyc, Karahoyuk, Um Julud dhe Arab Hasan në qytezën Munbixh të Halepit.
– Pushtimi i PKK/YPG-së në Deir ez-Zor
Popullata në Deir ez-Zor të cilin organizata e ka vendosur nën kontrollin e saj me mbështetjen e ushtrisë së SHBA-së me arsyetimin për “luftën kundër DEASH-it”, përbëhet plotësisht nga arabët.
Organizata terroriste rekruton me forcë fëmijët arabë.
Po ashtu organizata nga nafta që siguron nga puset e naftës që ka konfiskuar në rajon, gjeneron të ardhura duke ia shituar përmes trafikantëve administratës së Damaskut, pavarësisht sanksioneve të SHBA-së.