Siria dëshiron t’i bashkohet organizatës BRICS dhe tashmë ka paraqitur një kërkesë për pranim, njoftoi ambasadori sirian në Rusi, Bashar Jafari.
Ai theksoi se vendi i tij është shumë i interesuar t’i bashkohet asaj organizate.
“Ne dërguam një kërkesë me shkrim për pranim në BRICS”, tha ambasadori sirian në margjinat e forumit “Kaukazi i Veriut: Mundësi të reja gjeostrategjike”. /abcnews