Që nga ora 7 e mëngjesit, minatorët e Trepçës kanë mbajtur takim me Sindikatën e Pavarur të Minatorëve, pas situatës së krijuar për mosekzekutim të pagave.
I pranishëm në takim ishte edhe Shyqeri Sadiku, drejtor i minierës së Stantërgut.
Minatorët kërkuan që në këtë takim të vijë Bordi i Trepçës, në të kundërtën nuk do t’i kthehen vendit të punës.
Minatorët janë në grevë tash e disa ditë për shkak se nuk i kanë marrë pagat e qershorit.
Udhëheqja e ndërmarrjes “Trepça” ka thënë se është duke punuar intensivisht për të gjetur zgjidhje për pagat e minatorëve që t’i kthehen punës në minierën e Stan Tërgut.