RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Slloveni: Flamuri palestinez u shfaq në ndërtesën e qeverisë

slloveni:-flamuri-palestinez-u-shfaq-ne-ndertesen-e-qeverise

Qeveria e Sllovenisë në seancën e djeshme ka miratuar vendim për t’i propozuar Kuvendit të Shtetit (Asamblesë Kombëtare) njohjen e Palestinës si shtet sovran dhe të pavarur, pas së cilës simbolikisht është vendosur flamuri palestinez.

Pas seancës së Qeverisë, kryeministri Robert Golob deklaroi se ata vendosën të njohin Palestinën si shtet të pavarur dhe sovran brenda kufijve të përcaktuar me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara të vitit 1967 ose brenda kufijve që palët e përfshira do të bien dakord në një marrëveshje të ardhshme paqeje.

“Ky vendim ka një mesazh. Një mesazh për të dyja palët se ne duam një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive dhe se duam një lirim të menjëhershëm të pengjeve. Kjo njohje nuk është e drejtuar kundër askujt, madje as kundër shtetit të Izraelit. Kjo është një mesazhi i paqes. Ne besojmë se sot është momenti kur të gjithë ne, e gjithë bota, duhet të veprojmë vetëm në një drejtim, në drejtimin që sjell paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, në drejtim të zgjidhjes me dy shtete”, tha Golob duke shtuar:

“Unë pres që në muajt e ardhshëm vendet perëndimore të njohin të drejtën e kombit palestinez për të ekzistuar dhe vendet arabe të njohin të drejtën e Izraelit. E vetmja rrugë për paqen është njohja e dy vendeve. Shpresoj që veprimi i sotëm nga qeveria sllovene do të jetë shembull për të gjithë”.

Pritet që anëtarët e Asamblesë Kombëtare të vendosin për propozimin e Qeverisë së Sllovenisë për njohjen e Palestinës në një seancë të jashtëzakonshme të martën e javës së ardhshme.

Qeveria e Sllovenisë ka nisur procedurat për njohjen e Shtetit të Palestinës më 9 maj, duke njoftuar më pas se vendimin do ta dërgonte në Asamblenë Kombëtare jo më vonë se data 13 qershor.

Të martën, Spanja, Irlanda dhe Norvegjia njohën Palestinën. Duke vepruar kështu, ata iu bashkuan një grupi prej 140 vendeve që kanë njohur shtetin Palestinez, gjë që zemëroi Izraelin.

Related posts

20 vjet veç premtime për Ballkanin Perëndimor nga BE

admin

Zlatan Arsiq lirohet nga akuza për krime lufte në Kosovë

admin6

Pritjet deri 180 minuta për të dalë nga Kosova

admin6