RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SNHR-ja: 717 gazetarë të vrarë nga fillimi i luftës në Siri

snhr-ja:-717-gazetare-te-vrare-nga-fillimi-i-luftes-ne-siri

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) raportoi se 717 pjesëtarë të mediave janë vrarë që nga fillimi i luftës civile në Siri.

SNHR-ja publikoi raportin me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit.

Raporti thekson se shkeljet e të drejtave të njeriut ndaj atyre që punojnë në fushën e gazetarisë vazhdojnë për shkak të luftës civile në Siri dhe thuhet se 717 persona që punojnë në fushën e medias, përfshirë 6 gra dhe 9 të huaj, janë vrarë që nga fillimi i luftës civile kur filloi në mars të vitit 2011.

Thuhet se regjimi i Bashar al-Asadit dhe grupet e huaja terroriste të mbështetura nga Irani vranë 554 punonjës të medias, përfshirë 5 të huaj dhe një grua, gjatë kësaj periudhe dhe 24 persona që punonin në fushën e medias humbën jetën në sulmet ajrore ruse.

Raportohet se organizata terroriste DEASh gjatë luftës civile ka vrarë 64 punonjës të mediave, përfshirë 3 të huaj dhe 2 gra. Terroristët e YPG/PKK-së vranë 4 anëtarë të mediave në rajonet që pushtuan, ndërsa kundërshtarët ushtarakë dhe grupet e armatosura kundër regjimit vranë 34 punonjës të mediave, përfshirë 3 gra.

Sipas raportit, një punonjës i medias ka humbur jetën në sulmet e koalicionit ndërkombëtar kundër DEASh-it dhe 36 punonjës të mediave, mes tyre një i huaj, janë vrarë nga palë të tjera të paidentifikuara.

486 punonjës të medias presin të lirohen

Më tej, bëhet e ditur se 1.358 punonjës të medias janë arrestuar në Siri që nga fillimi i luftës civile dhe gjithsej 486 anëtarë të mediave, 9 prej të cilëve janë gra dhe 17 të huaj, ende nuk janë liruar.

U bë thirrje që sulmet ndaj punonjësve të medias të ndërpriten dhe të arrestuarit të lirohen.

Janë vrarë 4 punonjës të medias që i shërbenin agjencisë Anadolu

Në raport thuhet se 22-vjeçari Enes Diyab, i cili ishte gazetar i pavarur i agjencisë Anadolu (AA) në Siri, humbi jetën në sulmin ajror të Rusisë në Idlib më 21 korrik 2019.

Me fillimin e luftës civile në Siri, 4 punonjës të medias që punonin për AA dhe ofronin shërbime informacioni dhe vizual humbën jetën si pasojë e sulmeve të palëve të ndryshme.

Gazetari i AA-së në Halep, Salih Mahmud Leyla, humbi jetën në një sulm me autobombë nga DEASh-i në vitin 2015.

Gazetari i pavarur Vesim al-Adil, i cili ofronte shërbime fotografike për AA-në në provincën Idlib në veriperëndim të Sirisë, humbi jetën si pasojë sulmit të kryer nga avionët rusë në vendbanimin Binin më 23 shtator 2015.

Majid Dirani, 21-vjeçar, një gazetar i pavarur për AA-në, humbi jetën nga copëzat që e goditën gjatë zjarrit të hapur nga një tank ndërsa po përpiqej të regjistronte momentin e sulmit nga forcat e Asadit në lagjen Dareyya të kryeqytetit Damask më 19 shkurt 2016.

Related posts

Analiza e VOA: Deri ku mund të ndërhyjë qeveria për heqjen e postimeve të debatueshme për tema të nxehta?

admin

Kushtetuesja merr vendim për Ligjin për zyrtarët publikë

admin

Mospërfillje e vazhdueshme për jetët e palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar

rezart morina