RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sondazhet: Partia e Le Pen fiton rundin e parë të zgjedhjeve në Francë

sondazhet:-partia-e-le-pen-fiton-rundin-e-pare-te-zgjedhjeve-ne-france

Partia e ekstremit të djathtë, Tubimi Kombëtar, i Marine Le Pen ka dalë fituese në rundin e parë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura në Francë më 30 qershor, sipas sondazheve.

Sondazhet e kryera nga Ipsos, Ifop, OpinionWay dhe Elabe parashikuan që partia e Le Pen do të fitojë rreth 34 për qind të votave.

Sipas projeksioneve, aleanca e krahut të majtë e Frontit të Ri Popullor ka fituar 28.5-29.1 për qind të votave, ndërkaq e treta radhitet aleanca centriste e Macronit 20.5-21.5 për qind.

Të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare kishin rreth 49 milionë votues.

Rezultati përfundimtar do të varet gjatë negociatave që do të zhvillohen para rundit të dytë të zgjedhjeve, që mbahen më 7 korrik. /rel

Related posts

Kriza financiare, Skocia do të ngrijë qiratë për të ndihmuar qytetarët

admin

Milanoviq: Kosova i është lënë vetvetes, humbën mbështetjen e aleatëve të tyre

admin

KFOR: Nuk kemi dërguar përforcime në veri pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës

rezart morina