RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sot në Strasburg takohen zëvendësministrat e Jashtëm, pritet të përgatisin agjendën e 16 dhe 17 majit

sot-ne-strasburg-takohen-zevendesministrat-e-jashtem,-pritet-te-pergatisin-agjenden-e-16-dhe-17-majit

Sot në Strasburg pritet të takohen zëvendësministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës.

Sipas njoftimit në faqen e Këshillit të Evropës, zëvendësministrat do ta përgatisin agjendën për takimin e Komitetit të Ministrave që mbahet më 16-17 maj po ashtu në Strasbourg.

Ndryshe, kryeministri, Albin Kurti tha se takimi i djeshëm me ambasadorët e QUINT-it lidhet pikërisht me takimin e sotëm në Strasbourg.

“Para takimit të nesërm në Këshill të Evropës rreth agjendës së Komitetit të Ministrave, u takova me ambasadorët Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-ve dhe BE-së dhe rikujtova se Asambleja dhe Raportuesja Dora Bakoyannis kanë konkluduar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për anëtarësim”, ka shkruar Kurti në “X”.

Serbia kundërshton anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Këshilli i Evropës, i cili është themeluar në vitit 1949, është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës.

Related posts

Ministrat e jashtëm të Jordanisë, Arabisë Saudite, Irakut dhe Egjiptit do të takohen me atë të regjimit sirian

rezart morina

Vulin nën sanksione nga SHBA, deklarohen nga presidenca: Piun i Rusisë

rezart morina

Supremja ia zbut dënimin në 22 vjet burgim të akuzuarit për vrasjen në AKI

rezart morina