RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sot prezantohet mësimi gjithëditor në pesë shkolla të kryeqytetit

sot-prezantohet-mesimi-gjitheditor-ne-pese-shkolla-te-kryeqytetit

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot do të mbahet konferencë për medie, me ç’rast do të prezantohet programi i ri i mësimit gjithëditor në pesë shkollat e kryeqytetit.

Sipas njoftimit, kjo iniciativë ka për qëllim të përmirësojë cilësinë e arsimit dhe të avancojë aftësitë e fëmijëve përmes aktiviteteve jashtëkurrikulare, thellimit në lëndët mësimore dhe ofrimit të mbështetjes më të madhe për prindërit.

Shkollat e kryeqytetit që do të fillojnë më mësimin tërëditor nga shtatori i këtij viti janë: “Faik Konica”, “Xhemail Mustafa”, shkolla “Model”, shkolla “E Gjelbër” dhe ajo “Nazim Gafurri”.

Related posts

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, trupi gjykues vendos lidhur me formën se si do të zhvillohen procedurat

admin

Prokuroria për sulmin me armë: Grupet kishin mosmarrëveshje të mëhershme

admin

Ndalimi politikisht i motivuar i UEFA-s ndaj Demiralit tërheq shumë kritika

admin