Një ekip kirurgësh në Spanjë ka kryer me sukses transplantin e parë robotik të mushkërive në botë. Transplantet e mushkërive njihen si operacione komplekse pasi kraharori i pacientit duhet të hapet.
Por teknologjia e re e përdorur nga ekipi spanjoll nuk kërkon më nderhyrjen e brinjëve të pacientit.
Në vend të kësaj, kirurgët në spitalin Vall d’Hebron në Barcelonë përdorën prerje më të vogla në anën e kafazit të kraharorit për të akomoduar krahët e robotit dhe kamerat 3D.
Sipas Jaureguit, procedura e re është më pak e dhimbshme për pacientin pasi plaga mbyllet më lehtë.
Xavier, 65 vjeç, u bë pacienti i parë në botë që iu nënshtrua një operacioni plotësisht robotik të mushkërive.
Roboti me katër krahë quhet Da Vinci, një sistem kirurgjik robotik i përdorur zakonisht në spitalet në të gjithë Evropën dhe SHBA-në për kirurgjinë kardiake, urologjike, gjinekologjike, pediatrike dhe të përgjithshme.
Spanja është një lider botëror në transplantet e organeve, sipas shifrave nga Observatori Global për Donacionet dhe Transplantimet, duke kryer 5 për qind të dhurimeve të organeve në mbarë botën në vitin 2021 citon Euronews.