Në këtë gjykatore, u dhanë dy verdiktet e para të Gjykatës Speciale. Që të dy vendimet janë dënuese, ani pse për vepra tërësisht të ndryshme.
I pari u dha në maj, ndaj dy ish krerëve të OVL UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.
Ata u shpallën fajtorë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim gjatë procedurës penale dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Megjithatë kjo çështje është ende në apel.
Kurse vendimi i dytë, ishte i pari për krime lufte, që u dha ndaj ish komandantit Salih Mustafës, i njohur si Cali.
Mirëpo, ky vendim po konsiderohet i paqëndrueshëm nga avokati, Skender Musa.
Sipas tij, mungesë të provave kishte sidomos për akuzën e vrasjes.
Lartësia e dënimit prej 26 vitesh burgim, sipas Kadriut, nuk është i mbështetur në ligjin më të favorshëm për të akuzuarin, megjithëse ajo konsideron se duhet të pritet edhe aktgjykimi i plotë i Gjykatës.
Përpos shpalljes së dënimit, trupi gjykues në rastin e Salih Mustafës, njoftoi se së shpejti do të lëshohet edhe urdhri për zhdëmtimin e 8 viktimave pjesëmarrëse në procesin gjyqësor.
E këtë Musa e quajti si të papranueshme e të ndaluar ligjërisht.
Puna e gjykatës speciale u kritikua zëshëm nga Partia Socialdemokrate përgjatë vitit 2022.
Përpos këtyre organizime, PSD-ja, i është drejtuar edhe Kuvendit me një kërkesë për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Në vitin 2023, në Hagë pritet të fillojnë edhe dy gjykime për krime lufte, ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit, si të bashkakuzuar në një lëndë dhe një tjetër gjyq ndaj Pjetër Shalës.